Spanje nis gjyqi per dopingun

Në Spanjë ka nisur gjyqi për “Operación Puerto”, që cilësohet si çështja më e madhe e dopingut në historinë e çiklizmit.
Organizata shfrytëzonte metodat më të reja të dopingut, por përqendrimi më i madh ishte te transfuzioni i gjakut të sportistëve.
Metodat për substanca të ndaluara të kësaj organizate i kanë shfrytëzuar 58 çiklistë, mes të cilëve emra të njohur si Alberto Contador, Jan Ulrich dhe Ivan Basso.
Në gjykatë u paraqit edhe Eufemiano Fuentes, mjeku spanjoll që vlerësohet si personazhi kryesor në skandalin e dopingut.
Ai u shfaq përpara gjykatësve në Madrid shtatë vjet pasi policia sekuestroi steroidë anabolikë, pajisje për transfuzionin e gjakut dhe qeska me gjakun e shumë sportistëve që pasurohej me oksigjen.
Duke qenë se legjislacioni i anti-dopingut nuk ekzistonte në Spanjë në vitin 2006 kur u zhvillua aksioni policor, Fuentes dhe bashkëpunëtorët e tij, akuzohen vetëm për rrezik të shëndetit publik. Mjeku famëkeq rrezikon deri në dy vjet burg.
Ndërkohë, Agjencia Botërore e Anti-Dopingut, WADA beson se gjyqi që po zhvillohet për “Operacion Puerton” mund të zbulojë prova për mashtrime nëpërmjet dopingut edhe në sporte të tjera.