E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Popullit, takime me qytetaret

Fier- Avokati i Popullit zbarkon ne qytetin e Fierit per takime me qytetaret. Grupi i perfaqesuesve te ketij institucioni, i perbere nga shefi i kabinetit te AP-se, Artur Lazebeu dhe keshilltaret Alket Jaupi e Harallambi Bano, per pese ore kane kryer biseda me qytetare te ndryshem qe kane shprehur ankesat e tyre per probleme te ndryshme. "Nuk eshte e thene se ne u japim zgjidhje te gjitha problemeve qe ata ngrene, por u tregojme rrugen se si te gjejne zgjidhjen", ka pohuar Lazebeu per gazeten "KJ". Institucioni i Avokatit te Popullit ka bere qe nepermjet punes se tij te ule deri ne 25 per qind dhunen policore ndaj qytetareve, apo torturen ne paraburgime.

Xh. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›