POLICAN/ Fuoristrada jashte rruge, plagoset biznesmeni i gurit
Shkon per te kontrolluar aktivitein privat te nxjerrjes se gurit dekorativ, por aksidentohet rende si pasoje e terrenit te veshtire ku udhetonte me mjetin e tij. Aksidenti ndodhi ne aksin rrugor Polican-Tomor, ne afersi te fshatit Novaj, diten e djeshme. Afrim Dardha, 25 vjec, banor i fshatit Novaj, mesohet se eshte aksidentuar rende pasi mjeti i tij doli nga rruga dhe perfundoi ne ane te saj. Burime te Repartit te Urgjences prane spitalit te Beratit bene me dije se rreth ores 09:00 te mengjesit eshte paraqitur i aksidentuar 25 vjecari, me fraktura te shumta ne trup dhe plage te ndryshme, por jashte rrezikut per jeten. Dardha udhetonte me nje fuoristrade, por terreni i veshtire dyshohet si shkak i ngjarjes.
E. H.
E. H.