E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i makinave, nje ne pranga

Shkoder- Kerkohej per trafik te mjeteve motorike, prangoset pas dy muajsh. Policia e Shkodres njoftoi dje se mbremjen e se merkures ka ekzekutuar urdhrin e ndalimit te prokurorise vendore ne dem te te dyshuarit Alvaro Petro, banues ne Tirane. Ndalimi u be pasi i riu akuzohet per vepren penale te "trafikimit te mjeteve motorike" dhe ndaj tij kishte nisur procedimi penal, pasi me 17 korrik te ketij viti, eshte konstatuar kalimi pa dokumente i nje makine nepermjet pikes kufitare ne Muriqan te Shkodres. Menjehere ndaj tij nisen hetimet dhe pas dy muajsh investigimi eshte bere e mundur te zbulohet se makina ishte e trafikuar nga jashte vendit me qellim futjen ne Shqiperi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›