I semuri mendor arratiset nga Psikiatriku
Ishte shtruar per t'u mjekuar ne Spitalin Psikiatrik Elbasan, por arrin te "arratiset" nga ky institucion. Policia ka mundur te identifikoje dhe kape, te dyshuarin Edmond Agolli, 42 vjec, me banim ne lagjen "5 Maji" ne kete qytet, pasi ishte pacient i shpallur ne kerkim nga drejtoria e spitalit, per largim nga vendi i mjekimit. I semuri 42-vjecar ka mundur t'i shpetoje personelit dhe rojeve private dhe eshte zhdukur ne drejtim te paditur. Personeli eshte interesuar prane familjes, megjithate ka marre pergjigje negative. Atehere eshte lajmeruar policia, e cila pas disa dite kerkimesh ka mundur te identifikoje pacientin e arratisur. Mesohet se Agolli i eshte dorezuar stafit mjekesor. Shpesh lenia e lire e personave me probleme mendore, eshte shoqeruar me ngjarje te renda ne Elbasan, ku ne nje rast te semuret sulmuan per vdekje nje tjeter pacient pak muaj me pare.
F. S.
F. S.