E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shteti i Kosovës

Njohja e Kosovës është një detyrë morale e komunitetit ndërkombëtar, si rezultat i zhvillimeve legjitime në Kosovë.
Udhëtimi i Kosovës drejt pavarësisë ka arritur tashmë fundin. Gradualisht janë ndërtuar gjatë viteve të kaluara elementët e një pavarësie de facto. E vetmja rrugë natyrale për të ecur përpara, është njohja e shtetit të Kosovës, që ka qenë nën protektorat ndërkombëtar për disa vite.
Kosova është një shembull sui generis- sipas planit të Ahtisaarit, nuk ka precedentë dhe nuk do të shërbejë si precedent në raste të tjera ndërkombëtare.

Provincat aktualisht të barabarta me republikat

Ngjasime të tilla mund të gjenden në procesin e njohjeve të republikave të ish-Jugosllavisë si shtete më vete.
Edhe pse gjatë përgatitjeve për Kushtetutën e vitit 1974, shqiptarët e Kosovës bënë përpjekje të shumta që të jenë një nga shtatë republikat e ish-Jugosllavisë, nuk ia dolën.
Hartuesi i Kushtetutës, Edvard Kardelj, i dëgjoi më shumë kujdes kërkesat e shqiptarëve të Kosovës për republikën e tyre. Por presioni nga Beogradi ishte shumë i fortë dhe Kardelj u detyrua që ta hiqte nga Kushtetuta përcaktimin e Kosovës si republikë.
Formalisht, Kosova mbeti e përcaktuar si një “komunitet social-politik”. Megjithatë, Kushtetuta e vitit 1974 ishte shumë bujare me të ashtuquajturat “provinca autonome socialiste”, duke iu dhënë atyre kompetenca të shumta, që më parë kishin qenë kompetenca vetëm të republikave. Provincat ishin praktikisht të barabarta me republikat për sa i përket përfaqësimit në Dhomën e Republikave dhe Provincave në Asamblenë Federale të Jugosllavisë.
Kur u krijua Presidenca e Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë (RFSJ), provincat fituan edhe më shumë fuqi. Presidenca kolektive e RFSJ përfshinte një përfaqësues edhe nga provinca e Kosovës dhe Fadil Hoxha, përfaqësuesi i Kosovës, ishte dhe presidenti i shtetit për shkak të natyrës rotative të presidencës së RFSJ. Megjithatë, për shkak të dominimit jugosllav mbi çështjet qeverisëse, përfaqësimi i qeverisë ishte shumë i dobët në qeveri, i ashtuquajturi Këshilli Ekzekutiv Federal.
Është e rëndësishme të kuptohet statusi kushtetues i Kosovës në ish-federatën jugosllave, për shkak se shpesh ofrohet si argument kundër njohjes së pavarësisë, fakti se ndryshe nga të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë që janë bërë të pavarura, Kosova nuk ka qenë kurrë një republikë.
Megjithatë, kishte thjesht ndryshime jothelbësore midis statusit të një province dhe të një republike, veçanërisht në rastin e Kosovës, e cila kishte zgjeruar sistematikisht pushtetin që nga Kushtetuta e vitit 1974.
Vendimmarrësit duhet ta fiksojnë mirë, se principi i vetëvendosjes është në historinë e historisë së Kosovës, më i rëndësishëm se principi i integritetit territorial, princip që ka shkaktuar erozion të ndjeshëm në republikat jugosllave.
Procesi i fitimit të pavarësisë nga Kosova ka zgjatur që nga dezintegrimi i ish-Jugosllavisë. Kosova e ka shpallur veten republikë të pavarur që në vitin 1990, pa arritur të tërheqë shumë vëmendje nga komuniteti ndërkombëtar. Në të njëjtin vit, ajo ka miratuar dhe një Kushtetutë për të plotësuar vakuumin ligjor, i krijuar nga shteti serb, që i kishte privuar provincës gjithë të drejtat kushtetuese dhe ligjore.

Shteti i Kosovës

Korniza Kushtetuese ka qenë akti më i lartë formal në protektoratin e Kosovës që nga viti 1999. Ky dokument përfshin tashmë shumë karakteristika të një shteti Sovran, si administratën e saj, veçanërisht për sa i përket mbledhjes së taksave, Gjykatën Supreme (edhe pse jo Kushtetuese), dhe presidentin e Kosovës.
Megjithatë, natyra e papërcaktuar e Kornizës thekson qartë qëllimin e legjislatorit (UNMIK), për të amenduar gradualisht ose për ta zëvendësuar plotësisht atë me një Kushtetutë.
Kjo ishte pikërisht çështja gjatë periudhës përpara Deklaratës së Pavarësisë. Pas konstituimit të parlamentit, zgjedhjes së qeverisë dhe konfirmimit të presidentit në fillim të vitit, lidershipi i Kosovës nisi përgatitjet intensive për një Kushtetutë të re.
Procesi i adoptimit të një Kushtetute është zakonisht një konsumim kohe, por lidershipi i Kosovës vendosi se situata kërkonte shpejtimin e përgatitjeve për Kushtetutën.
Kjo ishtë në mënyrë eksplicite një çështje e brendshme, pra një proces sovran i Kosovës. Për shkak të barrierave praktike, përfaqësuesit ndërkombëtarë nuk mund të merrnin pjesë në të. Një nga këto barriera ishte gjuha, kjo për shkak se autoritetet ndërkombëtare kurrë nuk inkurajuan te zyrtarët e saj në Kosovë mësimin e gjuhës shqipe. Edhe pse ka një numër të konsiderueshëm përkthyesish, shumë pak i njohin çështjet ligjore aq mirë sa t`iua përkthejnë zyrtarëve ndërkombëtarë. Procesi kushtetues ka përfunduar pa prezencën e publikut, për shkak se mediat nuk kanë korrespondentë në Prishtinë, sepse ata preferojnë ta monitorojnë Kosovën nga Beogradi.
Komuniteti ndërkombëtar thjesht nuk mund ta mbajë akomë protektoratin ekzistues, siç nuk mundet të ndalojë procesin sistematik të formimit të shtetit të pavarur.

Një tjetër deklaratë pavarësie

Për shumicën e qytetarëve të Kosovës data e deklarimit të pavarësisë do të mbetet dhe data e krijimit të shtetit. Kjo vetë-përgjegjësi nuk mund të ndalohet nga asnjë skepticizëm i huaj ose nga ndonjë kontroll ekonoik ose politik. Një datë tjetër e rëndësishme për qytetarët e Kosovës është 12 qershori 1999, që i përket ditës së çlirimit të Kosovës, edhe pse në praktikë kjo datë shënon tërheqjen e ushtrisë serbe dhe hyrjen e forcave ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA.
Nëse rëndësia e pavarësisë së Kosovës do të matej nga prezenca e medias ndërkombëtare, dikush mund të krijojë idenë se kjo nuk është një çështje urgjence dhe mund të shtyhet. Megjithatë, zhvillimi paqësor në protektoratin e Kosovës ka zgjatur për më shumë se nëntë vite, shumë më tepër në krahasim me dy protektorate të tjera ndërkombëtare - Iraku dhe Afganistani.
Shtyrja më shumë e pavarësisë dhe njohjes së Kosovës do të thotë që komuniteti ndërkombëtar njeh përgjegjësinë për faktin se Kosova nuk mund të zhvillohet, për shkak se nuk i ka të gjitha mundësitë që i ofron statusi formal i pavarësisë.
Me fjalë të tjera: edhe pse pavarësia nuk garanton zhvillim të shpejtë, mosnjohja e pavarësisë në rastin e Kosovës sigurisht është një arsye për të kthyer mbrapa progresin e vendit. Pavarësisht zërave kundërshtues, njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës është një urgjencë praktike dhe një detyrim moral i komunitetit ndërkombëtar.

* Albanolog dhe anëtar i IFIMES International Institute.
Instituti Ndërkombëtar për Studimet në Ballkan dhe Lindjen e Mesme, International Institute for Middle-East and Balkan Studies (IFIMES) në Ljubljanë, Slloveni, analizon rregullisht ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe në Ballkan. Drago Flis, një albanolog dhe anëtar i IFIMES, analizon procesin e pavarësisë dhe paraqet pikëpamjet e tij për njohjen ndërkombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›