"Mund ta menaxhojme vete situaten"
Ministri i Brendshem i Kosoves, Zenun Pajaziti, dje ne nje interviste per BBC, deklaroi se institucionet vendase dhe ato nderkombetare do te menaxhojne situaten ne veri te Kosoves duke mos lejuar krijimin e imazheve te keqija per Kosoven. Ai siguroi se kapacitetet e policise se Kosoves dhe te misionit evropian per drejtesi dhe polici, EULEX, jane te mjaftueshme per te menaxhuar me situaten ne veri. Por ministri kosovar shtoi se autoritetet jane te kujdesshme qe te mos shkaktojne reagime te popullates vendase serbe, qe sipas tij, jeton ne nje mjedis me te politizuar. Per gjendjen ne veri te Kosoves ai akuzoi qarqe te caktuara qe vazhdimisht po perpiqen te krijojne imazhe dhune ne veri.
Ka pasur keto tre ditet e fundit tendenca per te krijuar incidente ne veriun e Mitrovices?
Sic e dini atje kemi pasur telashe gjate gjithe vitit per te kontrolluar, ne njefare menyre, situaten ne pjesen ku banojne kryesisht serbet lokale. Mbreme kemi pasur nje turme njerezish, te komunitetit serbe, qe kane shfaqur dhune ne lagjet ku jetojne shqiptaret. Policia e Kosoves ka pasur informacione te menjehershme dhe ne kemi qene se bashku me kryetarin e komunes se Mitrovices, me policine e Kosoves, te EULEX-it dhe me trupat e KFOR-it, te interesuar dhe shume aktiv qe ta menaxhojme kete situate. Sot gjendja e sigurise eshte e qete, por ka shqetesime te banoreve qe jetojne atje per shkak se festat e fundvitit mund te jene me incidente. Jemi te sigurt se kapacitetet tona, edhe te EULEX-it dhe te KFOR-it do te jene te mjaftueshme per te menaxhuar me situaten dhe per te pasur nje situate te qete per te gjithe qytetaret.
Zoti minister, me sa po e kuptoj ju druani se do te kete pershkallezime edhe ne ditet ne vijim. Ne fakt ku i shihni shkaqet e trazirave te ketilla?
Nuk dua qe te spekuloj per ata qe i nxisin keto akte, por dua te them se askush nuk do te mbetet i pandeshkuar, e kam fjalen ketu per ata qe i shfrytezojne keto situata festash per te krijuar incidente. Une nuk po paragjykoj se do te kete incidente. Dua t'i siguroj qytetaret ne veri qe te rrine te qete sepse ne i kemi perforcuar masat e sigurise, pra institucionet tona vendore, por po ashtu edhe EULEX dhe KFOR-i. Gjate dites se sotme kemi pasur kontakte te vazhdueshme edhe me institucionet lokale ne Mitrovice. Qytetaret duhet te besojne ne institucione dhe ne perkushtimin e institucioneve tona e atyre nderkombetare. Nuk po paragjykoj se mund te kete incidente por zakonisht ne situata festash mund te kete edhe qytetare qe jane nen ndikimin e alkoolit ose te atille qe i shfrytezojne situatat e ketilla qofte per te bere aktivitete te kontrabandes ose per te nxitur incidente.
Por institucionet e Kosoves, qeveria dhe ju si minister i brendshem nuk e kontrolloni veriun. Si mendoni ta qetesoni dhe riktheni normalitetin ne kete pjese te Kosoves?
Ju lutem, ne kemi struktura te bollshme te policise dhe te pergatitura mire per intervenim ne cdo situate te mundshme te krijuar. Por ne po vazhdojme te jemi te kujdesshem per t'u perfshire ne pjesen ku ka banore serbe per te mos krijuar reagime te tjera. Ju e dini atje eshte situata me e politizuar dhe ne kemi nje mbeshtetje te EULEX-it, nje mekanizmi tanime te konsoliduar mire i cili po kujdeset poashtu ne ate pjese.
Zoti minister por ne veri ka pasur rrezikim te jetes se qytetareve dhe te prones se tyre...
E para, jane te tjere ata qe vazhdimisht po perpiqen te krijojne imazhe dhune dhe imazhe te tjera ne Kosove. Ne nuk jemi te interesuar. Secilen here e me shume edhe qytetaret serbe qe jetojne atje nuk jane te interesuar te jene te rrethuar nga kriminelet e ndryshem qe nxisin dhunen dhe qe shfrytezojne situata te tilla per te krijuar mjedise te kontrabandes dhe te perfitimeve te ndryshme. Ne do te menaxhojme me kujdesin me te madh, pa iu lejuar ketyre strukturave, ketyre qarqeve qe te krijojne imazhe te tjera. Pra, do ta menaxhojme ashtu si deri me tani, por duke pasur rezultate te tjera ne funksionalizimin e tye gjitha institucioneve te sigurise ne ate pjese.
Dhuna
Dy shperthime dhe protesta te dhunshme kane ndodhur tre dite me pare ne qytetin e Mitrovices. Gjashte persona jane plagosur pas nje shperthimi ne pjesen veriore te qytetit.
Policia ka njoftuar se nga shperthimi jane shkaterruar disa vetura afer nje kafeneje ne pjesen e dominuar nga serbet ne Mitrovice.