E Diel, 1 Nëntor 2026

Drogë në Durrës, kapet 8 kg heroinë, 3 vajza në pranga

8 kg heroinë që do të transportoheshin për në Itali, por janë sekuestruar nga PolicIa në Portin e Durrësit. Droga ishte fshehur në serbatorin e një automjeti me të cilën udhëtonin 3 femra. Policia e Durrësit bën të ditur se droga ishte ndarë në 10 pako dhe ishte fshehur brenda një automjeti tip `Ford Fokus`me targa AA465DD, më destinacion Italinë, ku ndodheshin 3 shtetase, 2 nga Tirana dhe një nga Durrësi. Të arrestuarat janë Donika Dervishi, 27 vjece banuese në Tiranë, dhe motra e saj Monika Dervishi 22 vjece, si dhe Sonila Popa 31 vjece, banuese në Durrës.
 

Mësohet se policia ka patur informacion paraprak dhe në sajë të operacioni me qentë anti-drogë është bërë e mundur sekuestrimi i lëndës narkotike. Sipas informacioneve, destinacioni i drogës ishte Bari i Italisë dhe ngarkesa do të kalonte nëpërmjet tragetit te kesaj linje. Por nga aksioni i policisë i kyer në mesnatë, droga është sekuestruar në port, pa u nisur me tragetin për të shkruar në destinacion.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›