E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmet, arrestohet 1 person për vjedhje të Postës Shqiptare

Është arrstuar në flagrancë shtetasi Francesko Kasaj, për vjedhje me thyerje të filialit të Postës Shqiptare, në Komunën Sukë të Rrethit Përmet.
 

Gjatë ndalimit të tij, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy kompjutera së bashku me aksesorët e tjerë. Policia e Përmetit bën të ditur se Kasaj ka qenë i dënuar katër herë më parë për vjedhje të kishave, të banesave dhe lokaleve në rrethin e Përmetit.
 

Ndërkaq materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Vjedhjes”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›