Sa e rrezikshme të jetosh në Tiranë
Tiranë Nëse bie tërmet, në Tiranë mund të ndodhë gjëma, pasi ndërtesat e larta janë fare të pasigurta. Kështu thonë ekspertët e sizmiologjisë, të cilët as që përfillen, që duhet edhe ata të japin konfrimimin e tyre për projektet që zbatohen.
Nëse bie zjarr, sërish ferri është pranë. Dhe këtë nuk ka nevojë të konfirmojnë specialistët, pasi u pa në ratin më të fundit kur në një ndërtesë 13 katëshe ra zjarr në katin e 9, pranë kryqëzimit të Zogut të Zi. Ashensori u bllokua nga djegia e sistemit elektrik, shkalla e pallatit u bllokua nga smogu dhe e vetmja mundësi për banorët e mbetur peng, ishte dalja në tarracë.
Në fakt nuk është herë ë parë që ndodh kjo. Edhe në një rast në Kamëz, rreth 2 vjet me pare, ndodhi e njëjta gjë. U organizua madje edhe një operacion për ti evakuuar me helikopter banorët që prisnin në tarracën e ndërtesës së përfshirë nga zjarri. Edhe në një tjetër rast në Tiranë, dhjetra banorë ishin fatlumë që ishte ende në këmbë një skelë dhe forcat RENEA u ngjitën me litarë dhe mundën tu shpëtojnë jetën banorëve që kishin dalë nëpër ballkone.
Në Tiranë, qyteti me një katrahurë shembullore urbane si pasojë e lejeve të ndërtimit që janë dhënë nga bashkia ndër vite, në shumicën e rrugicave nuk mund të futet zjarrfikësja. Ndërsa të gjitha ndërtesat, nuk kanë shkallë emergjence. Shqipëria është pa asnjë dyshim i vemti vend në Europë që nuk ka kritere për ndërtuesit, që pallatet të pajisen me shkallë emergjence, në mënyrë që banorët të mund të zbresin prej tyre në rast se bllokohen për shkaqe zjarresh apo fatkeqësish të tjera.
Dhe nuk ndodh këtu, që tragjeditë të shërbejnë si shembuj për mësim. Kanë ndodhur shumë raste zjarresh dhe në të gjitha rastet tragjedia ka qenë në prag, vetëm e vetëm për shkak të mungesës së shkallëve të emergjencës. Por sërish asnjë ndryshim nuk ndodh në procedurat administrative të dhënies së lejeve të ndërtimit.
Shkrime të tjera me interes:
- Pallatet e rrezikshme, plasariten pas ndërtimit Elbasan – Në qytetin e Elbasanit, së fundmi ka filluar ndërtimi...
- ‘Black out’ në Tiranë, defekti teknik lë në errësirë banorët Tiranë- Një ‘black out’ ka përfshirë pjesën më të madhe...
- Zjarret, pallatet pa shkallë emergjnece. Jeta në dorë të fatit Tiranë – Dhjetra banorë, në Kamëz të Tiranës, një vit...