Zinxhiri i rrezikshëm i krizave
Skënder Minxhozi
Vala e parë e zhurmës rreth skandalit Pango ajo më e forta dhe tronditësja, duket se ka kaluar. Tashmë njerëzia u mësua disi me atë që pa e dëgjoi dhe koha e emocioneve po ia lë gradualisht vendin momentit të kalkulimeve. Shkarkim nga posti ministror, heqje e imunitetit parlamentar, por edhe llogari të tjera anësore që ky boshllëk i Pangos do të krijojë në indin e maxhorancës. Më tej akoma, ajo çka mbetet dhe për më tepër, ajo çka do të transportohet nga opozita dhe mediat deri në dyert e fushatës së ardhshme zgjedhore, në formë akuze jo më për ish-ministrin, por për të gjithë krahun e tij politik.
Qeveria u përpoq ta përtypë shpejt dhe lehtë skandalin që i trokiti në derë. Edhe një herë, si në tragjedinë e Gërdecit, pamë sesi përfaqësuesit e maxhorancës u turrën të nënvizojnë fort reagimin e shpejtë të Kryeministrit dhe stafit të tij, a thua se kjo do të mjaftonte që vetë ngjarja të fshihej e të harrohej me një të rënë të lapsit. Madje, është lehtësisht e lexueshme tendenca jo vetëm për të kufizuar humbjet, por eventualisht për të fituar diçka edhe nga një histori si kjo, ku është e vështirë të gjesh një fitues. Sërish pamë sesi PD u mundua ta neutralizojë shijen e hidhur të incidentit, me glorifikimin e vendimit të shpejtë të Kryeministrit për ta shkarkuar Pangon, por edhe me një goditje të ashpër të këtij të fundit, ndoshta edhe më të ashpër se vetë opozita. Berisha veproi vërtet shpejt dhe drejtë pas publikimit të skandalit. E deklaroi edhe vetë zoti Pango para dy ditësh. Por a kishte ai ndonjë opsion tjetër veç këtij? Përgjigja e kësaj pyetje është shumë e thjeshtë: ai s’kishte asnjë mundësi tjetër reagimi.
Një histori seksi? Ndoshta në 24 orët e para, pasi tani ajo është një çështje kryekëput politike dhe juridike. Fati i Ylli Pangos ndodhet tashmë në tryezën e Ina Ramës. Çështja do të ndjekë rrugën e saj, konform logjikës dhe afateve të drejtësisë. Por ka edhe një anë tjetër të problemit, e ajo është politike. Nëse s’ka asnjë dyshim se largimi i Ylli Pangos pak minuta pas transmetimit ishte i pashmangshëm, është gjithaq e vërtetë se ky incident, vërtet personal i një njeriu politik, ka lënë pas një vazhdë të rrezikshme kostoje, të cilën shumica duket se do ta tërheqë pas vetes deri në ditën e zgjedhjeve. Dhe s’ka si të ndodhë ndryshe, që nga momenti që të gjithë e kujtojnë kodin “e kuq”, që hyn në veprim në nivelin e luftës politike dhe të propogandës elektorale. Nga ana tjetër, edhe vetë kronologjia e këtij skandali të fundit, në raport me ata të tjerët, është e çuditshme dhe unikale. Ky incident është vendosur tashmë mbi malin e dosjeve të nxehta që po shqyrton Prokuroria dhe që përfshijnë disa prej ish-kolegëve të zotit Pango. Ky fat i përbashkët të shtyn që incidentin e tij ta lexosh jo si një episod, por si një vazhdë fragmentesh të sikletshme, që përfshin, sipas specifikës përkatëse edhe ministrin aktual të jashtëm, ish-ministrin e Mbrojtjes apo edhe ish-in e Drejtësisë.
Ngjarja e Ylli Pangos veçse shton edhe më shumë benzinë në zjarrin e zgjedhjeve që po përgatitet. Ajo ka ndezur para kohe një klimë që kujtohet se do të ishte më e qetë dhe konform atij që Kryeministri e quante të nesërmen e Samitit të Bukureshtit “standardi i një vendi anëtar të NATO”.
Është e vërtetë që i kemi të dyja këmbët brenda Aleancës Atlantike, që jemi me njërën këmbë në BE, po ashtu siç është e vërtetë se përsa i përket gjuhës së helmit që klasa jonë politike nxjerr nga goja, ndodhemi në një tjetër vend dhe një tjetër kohë. Ndodhemi ende në mesin e viteve ’90, kur i vetmi armik “i mirë” ishte një armik i asgjësuar totalisht.
Ylli Pango është sot një shënjestër e lehtë. Ai ka marrë në këto orë aq sulme dhe akuza sa kurrë më parë në jetën e tij. Do të mjaftonin fjalët e Kryeparlamentares Topalli dhe disa ish-kolegëve të tij, për të menduar kështu dhe jo ndryshe. Por s’ka qenë gjithmonë kështu, sepse vetëm pak ditë më parë, ai ishte njëri ndër ministrat solidë e të palëvizshëm të qeverisë aktuale. Mjafton kjo vërejtje për të kuptuar se ky skandal seksi ka brenda tij një përgjegjësi personale, por mbi të gjitha ka një përgjegjësi të rëndë politike të atyre që s’ditën të zgjedhin dhe promovojnë.