E Diel, 1 Nëntor 2026

Drogë në sediljen e makinës, policia heton mbi ngjarjen

 

SARANDË- Gjatë një kontrolli rutinë të organizuarnga Policia e Qarkullimit Rrugor, në koordinim me sektorin e luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike, të komisariatit të Sarandës, ka rezultuar prania e lëndëve rakotike e paketuarpër përdorimose për tregtim në një makinë luksoze. Makina "Benz" me targa TR 6996, prodhim i vitit 2006, që drejtohej nga Elgert Pada është kontrolluar në pjesët e brendshme të tapicerisë, në pjesën e përparme të makinës në fjalë, në zonën mes dy sediljeve dhe në atë të pasagjerit dhe shoferit u gjetën paketa me pluhur të bardhë. Paketat u sekuestruan, pasi dyshohet se ambalazhimi i tyre është bërë për ta ndarë në porcione, lëndën narkotike ende të pamatur në peshë. Përgjigjen e pranisë ose jo të substancave narkotike ose drogave ne përbërje të lëndëve të ndaluara për përdorim e shitje sipas specialistëve të policisë do ta japin analizat laboratorike që janë duke u kryer. Policët e sektorit të kundërtrafikut për drejtuesin e mjetit dhe dy pasagjeret femra që e shoqëronin drejtuesin e mjetit në momentin e kontrollit, përpiluan dokumentacionin, duke i akuzuar personat që udhëtonin, për konsumim të veprës penale të parashikuara nga neni 283/1 "prodhim e shitje të lëndëve narkotike". Drejtuesi i mjetit dhe shoqërueset e tij janë lënë në gjendje të lirë, pasi ende nuk është vërtetuar shkencërisht në laborator, përbërja e lëndës së paketuar në sasira të vogla e gjendur në makinën "Benz". Me marrjen e përgjigjes së analizave, në se do të vërtetohet, se qeskat përmbajnë lëndë narkotike, atëhere do të nisë procedura e vënies në lëvizje të dosjes me akuzën e parashikuar nga legjislacioni shqiptar,si vepër e dënueshme. Ende nuk është saktësuar se prania e qeskave me lëndë narkotike ka qenë për qëllime tregtimi e shitje apo për përdorim nga të penalizuarit. Deri në përgjigjen e pritshme të laboratorit personat e akuzuar gëzojnë lirinë, për të kaluar pushimet në Sarandë.Luan Sejdini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›