E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsim, fillon sistemi 9-vjeçar në shtator, do të testohen mësuesit

 

Këtë vit shkollor arsimi shqiptar do të ndryshojë duke filluar kështu sistemi arsimor nëntëvjeçar. Kjo formë e re do të shoqërohet me ulje të numrit të nxënësve në gjimnaze. Por edhe shkurtim të mësuesve të fillores të cilët nuk kanë arsimin përkatës. "Do të testohet një sasi e madhe mësuesish në sistemin fillor, rreth 300 mësues. Më pas shumë mësues do të sistemohen brenda gjimnazeve sepse do të ketë hapësira"-tha eksperti Fatmir Bezhani.

Ndërkohë nga ministria e Arsimit deklarohet se këtë vit mësimi do të bëhet me dy turne. Po nga ministria bëhet e ditur se do të ketë ndryshime edhe në universitete. Këtë vit të gjitha universitetet do të aplikojnë sistemin 3+2. Kjo ka shkaktuar parehati në disa fakultete si Ekonomiku apo Filologjiku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›