Drogë nga Lazarati drejt Tiranës, dy në pranga
GJIROKASTËR- Dy banorë të Tiranë janë ndaluar me drogë në Gjirokastër, në tentativë për ta cuar në kryeqytet.
Sipas policisë mësohet se janë ndaluar shtetasit Friol Dizdari dhe Riz Nokshiqi të dy 34 vjecarë nga Tirana. Ata janë kapur me një sasi të vogël marijuane (220 gram), të cilën e kishin marrë në Lazarat.
Ndalimi u bë kur policia në Ujin e Ftohtë Tepelenë ushtroi një kontroll në automjetin tip Voksvagen Golf 4 me targa të Kosovës KS 03 193 AO. Droga ishte fshehur poshtë sediljes së pasagjerit. Sasia e marijuanës në formën e boces, ishte në tre qese plastmasi me ngjyrë blu dhe të gjelbër. Ndërkohë që në xhepin e xhupit të Friol Dizdarit, u gjet edhe një sasi tjetër marijuane në formën e boçes.
Mariuana sipas policisë, është tërhequr nga Lazarati për tu shitur në doza të vogla dhe për ta përdorur si mostra. Ky fakt nuk është kundërshtuar nga të arrestuarit. Policia ka sekuestruar marijuanën dhe automjetin me të cilin qarkullonin dy kryeqytetasit në cilësinë e provës materiale.
Mbi Dizdarin dhe Nokshiqin, rëndon vepra penale e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, ndërkohë që materialet i kaluan prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme. Piro NASE