Vrasja në Berat, policia arreston dy vëllezërit

Foto Ilustruese
BERAT- Policia e Beratit ka vene ne pranga dy vellezer te akuzuar si autore te vrasjes se mbremshme ne Berat.
Sipas te dhenave te fundit mesohet se ne pranga jane vene shtetastit Bedri dhe Besnik Ibrahimi, 44 dhe 48 vjec.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, ku një konflikt krejt banal mes dy familjeve, per nje fjale hedhur ne rruge ndaj nje vajze te re, çoi deri në përplasje me armë.
Pak dite me pare, djali i Gezim Protoduarit dhe ai i Besnik Ibrahimit ishin rrahur mes tyre per nje vajze gjimnaziste, qe e ngacmonin te dy. Pas sherrit mes djemve ne konflikt perfshihen edhe baballaret, qe pas fjaleve kane vene ne perdorim edhe thikat.
Viktime mbeti Gëzim Protoduari. Të plagosur kanë mbetur djali i tij, Sako Protoduari, 20 vjeç dhe i vëllai Eduart Protoduari.