SIDA shtohen 41 raste te reja gjate vitit 2010
Me rastin e dites boterore te luftes kunder ketij virusi Komisioni i Shendetesise ne Kuvend zhvilloi nje seance degjimore me ekspertet e Institutit te Sherbimit Publik dhe shoqerine civile ne lidhje me situaten ne Shqiperi. Kreu i ISHP-se Enver Roshi tha se ne total ne vendin tone njihen 406 te infektuar nga te cilet 41 raste me teper ne vitin 2010. Deputetet vijuan duke kerkuar shtimin e masave te ndergjegjesimit te shoqerise per tu ruajtur nga ky virus. Nenkryetari i Komisionit te Shendetesise Tritan Shehu nga ana e tij tha se shoqeria duhet te informohet per rreziqet qe ekzistojne nga homoseksualet. Sipas tij ata shtojne kete virus. Ka ardhur momenti qe popullata te jete e ndergjegjesuar se homoseksualiteti eshte nje element i cili shton HIV-AIDS-sin. Homoseksualiteti duhet trajtuar si nga ana mjekesore per ceshtjet hormonale ashtu edhe nga ana psikologjike tha Shehu. Specialistet e ISHP-se raportuan se jane bere fushata ndergjegjesimi ndersa shtuan se njehere ne tre vjet behen studime ne lidhje me kete virus. shte e pamundur qe te testosh te gjithe popullaten rome apo te gjithe popullaten shqiptare. Ajo qe bejme eshte se cdo tre vjet bejme nje testim mbi nje kampion perfaqesues per perdoruesit drogave etj. i cili nxjerr prevalencen e ketyre popullatave. Prevalenca me e madhe eshte tek meshkujt. Do te theksoj se ndergjegjesimi i popullates eshte i rendesishem. Per shembull per grate shtatzena eshte e pafalshme qe te lindin femije te infektuar. Kjo pasi ekzistojne medikamentet qe te linde nje femije normal tha eksperti i ISHP-se. Nga ana e saj kryetarja e Shoqates te te Prekurve me HIV-AIDS deklaroi se ka nje abuzim me fondet per medikamentet qe perdorin te semuret. Duhet te vihet ne zbatim ligji per trajtimin e ligjit te miratuar ne vitin 2008 pasi askush nuk na ka dhene shpjegim per shpenzimin e fondeve per te semuret me AIDS. Ata kane marre medikamentet nga fondi boteror kunder luftes ndaj AIDS-it por vitin tjeter nuk do te kete me fonde. Nuk e dime se cdo te ndodhe tha ajo. Te dhenat nga ISHP tregojne qe deri tani ka pasur 85 vdekje te raportuara nga SIDA ndersa pjesa me e madhe e te prekurve jane meshkuj. Nga ana tjeter vihet re edhe nje shtim i numrit te femrave kohet e fundit. Me masen 73 per qind e te prekurve vijne nga zonat urbane ndersa pjesa tjeter nga zonat rurale duke konfirmuar se behet fjale per nje problem urban. Te dhenat nga ISHP
. 406 te infektuar ne total me SIDA ne Shqiperi
. 41 raste te reja per vitin 2010
. 283 te infektuar jane meshkuj
. 123 te infektuar jane femra
. 346 jane te rritur
. 39 nga mosha 16-24 vjec
. 21 te infektuar jane femije
. 85 vdekje te raportuara nga virusi
ERALD KAPRI