E Diel, 1 Nëntor 2026

PD Rama para ligjit per aktivitetet mafioze

Demokratet jane te vendosur qe te nxjerrin para ligjit kedo qe abuzon duke shkelur ligjin. PD-ja denoncoi dje perfshirjen ne afera korruptive por kerkojne nxjerrjen para ligjit te kryebashkiakut Edi Rama per aktivitetet e tij mafioze. Deputeti demokrat Gent Strazimiri deklaroi dje Edvin Kristaq Rama trajneri i ekipit Shpresa te Partise se Punes po i drejton lepurushat si asete te nje kompanie ndertimi por me skema tradicionale mafioze e cila e ka bere tashme te njohur si Mr. 20 ne median nderkombetare. Sipas tij publikimi i kontrates ku Lepri i tij merr 20 te aksioneve ne kembim te planit te ndertimeve eshte materializimi i skemes mafioze. Lartesimi i kullave deri ne 35 kate per te rritur vleren e 20 eshte pjese e skemes mafioze. Plani i ndertimit i firmosur nga Mr. 20 ne kembim te nje fitimi 100 milione euro eshte skema mafioze. Denoncimi i investitoreve kundra Leprit te Rames eshte denoncimi i skemes mafioze. Kontrata e firmosur ku partneri i Edvinit zoti Dritan Avllaj ndryshe Tan Lepri merr ryshfet 20 te aksioneve eshte dokumenti i skemes mafioze. Heshtja e Rames dhe e leprave te tjere ndaj ketij dokumenti dhe denoncimi eshte kodi i heshtjes se mafias. Per kete dikush do te pergjigjet para ligjit si per cdo aktivitet tjeter mafioz - nenvizoi Strazimiri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›