Integrimi, Meta takon Ina Ramen
Fatjona Mejdini
Numri dy i qeverise shqiptare ka zbarkuar ne zyren e kryeprokurores, e para e nje qeveritari qe nga emerimi i saj ne kete detyre te larte. Puna e perbashket per liberalizimin e vizave dhe procesin e integrimit evropian, beri dje te takoheshin ne ambientet e Prokurorise se Pergjithshme, zevendeskryeministri njekohesisht ministri i Jashtem, Ilir Meta dhe prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama. Takimi u zhvillua ne oret e para te mengjesit te djeshem pa pranine e mediave, por sipas numrit dy te qeverise, ai u zhvillua ne nje atmosfere bashkepunuese dhe ishte shume i frytshem. "Ka qene thjesht nje takim pune me prokuroren e Pergjithshme znj. Rama, ne kuader te koordinimit tone me gjithe institucionet e pavarura, per te permbushur te gjitha detyrimet qe kane te bejne me udherrefyesin per liberalizimin e vizave dhe ne pergjithesi, per procesin e integrimit evropian. Ka qene nje takim shume i frytshem dhe bashkepunues", deklaroi zevendeskryeministri, Ilir Meta per mediat, menjehere pas ketij takimi. Sipas Metes, per te arritur integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian dhe per liberalizimin e vizave eshte e nevojshme te bashkepunohej ngushte. "Ne do te bashkepunojme shume ngushte me prokurorine dhe me gjithe institucionet e tjera te pavarura, pasi shteti eshte nje, pavaresisht nga funksionet e ndryshme", deklaroi Meta. Sipas tij, te gjithe institucionet ne vend duhet te bashkerendojme punen per te zbatuar ligjin me force, me qellim forcimin e shtetit ligjor dhe arritjen e standardeve evropiane. Ky eshte takimi i pare pas shume kohes i nje funksionari te larte te mazhorances me kryeprokuroren, Ina Rama. Nderkombetaret ne menyre te perseritur kane theksuar se eshte e nevojshme qe te bashkepunohet mes institucioneve ne menyre qe direktivat e bashkimit Evropian per Shqiperine te permbushen ne menyre sa me te plote. Po keshtu, nderkombetaret kane theksuar se eshte e nevojshme qe per permbushjen e objektiva te integrimit, te behet pjese e procesit edhe opozita, ne menyre qe ligje me rendesi te vecante per kete proces te kalojne pa probleme.
Takimi i Metes, i pari me Ina Ramen, ne mandatin e dyte qeverises
Takimi i djeshem i zevendeskryeministrit Ilir Meta dhe Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama, duket se i ka dhene fund marredhenieve te ftohta dhe shpesh te acaruara mes ekzekutivit dhe prokurorise qendrore. Ne menyre te here pas hershme, jane hedhur akuza te ndersjella mes ketyre dikastereve ne lidhje me neglizhence te punes dhe politizim te ceshtjeve te caktuara. Ndonese kryeprokurorja aktuale, Rama u zgjodh me konsensusin e mazhorances aktuale, pak kohe pasi ajo nisi punen nisen dhe deklaratat ne distance dhe problemet e para mes paleve.
Nderkombetaret: "Te hiqet imuniteti, jo strehe per mbrojtje"
Perendimi po shton presionin ndaj qeverise shqiptare per heqjen e imunitetit te zyrtareve te larte. Kane qene ambasadori i SHBA, Xhon Uidheers dhe ambasadorja britanike, Fiona Mcilwham ata qe dhane nje mesazh i qarte per heqjen e imunitetit. Ambasadorja britanike nenvizoi se imuniteti nuk duhet te sherbeje per te mbrojtur individet, por institucionet. "Imuniteti ekziston per te mbrojtur institucionet dhe vlerat qe ato perfaqesojne, jo individet. Askush nuk duhet te jete mbi ligjin. Ata qe nuk kane se cfare fshehin, nuk duhet te kene as frike", - theksoi Mcilwham riperseriti ato pika te raport-progresit ku vendi ka shume per te bere, dhe qe vazhdojne te mbeten problem serioz. Ndersa ambasadori amerikan Uidhers beri thirrje per heqjen e imunitetit parlamentar duke theksuar se, "imuniteti nuk duhet te siguroje strehe per ata qe perballen me masa ligjore dhe ne ndjekje penale. Nuk duhet te jete dhe nje mundesi per te mbrojtur ate qe eshte fajtor dhe per te mbajtur ata persona ne pozita drejtuese".