Droge shqiptare ne SHBA
Artan Cena
NJU XHERSI - Gjykata Federale ne Amerike, publikoi dje akuzat, per 26 te akuzuar per trafik nderkombetar droge. Sipas medieve amerikane, grupi vepronte ne zona te tilla si Nju Xhersi, Bruklin dhe Stejt Ajlend. Zyrtare ne Shtetet e Bashkuara, deklaruan se banda, kishte lidhje me kriminele ne Shqiperi, Maqedoni, Kosove, Serbi e Kanada, si dhe ne qytetet e tjera amerikane. Mbi 500 mije dollare jane konfiskuar. Po keshtu, policia sekuestroi dhe dy avione, njerin ne aeroportin e Nju Xhersit dhe tjetrin ne Konektikat, qe besohet se perdorej per transportin e lendes narkotike.
Media ka bere te ditur se, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte shkaterruar nje bande kriminale e perbere nga shqiptare, kosovare e amerikane te cilet akuzohen per trafik nderkombetar droge, steroide, cigare kontrabande dhe produkte te tjera false.
Hetimet e ndermarra nga FBI, qe filluan ne 2003 ne Ballkan, Kanada dhe Holande dhe me pas ne Nju Xhersi, Filadelfia, Cikago. Sipas FBI-se, 17 prej te dyshuarve si anetare te kesaj bande jane arrestuar ditet e fundit, 4 prej tyre ishin ne burg, ndersa 5 jane ne kerkim. FBI beson se dy kreret e bandes jane me origjine nga Shqiperia, por banues ne Nju Xhersi. Ata jane Myfit Dika, i njohur si "Mike", 45 vjec, Kujtim Lika i njohur si "Timy", 44 vjec dhe Gazmir Gjoka, 55 vjec. Gjithashtu te ndaluar jane dhe Ervis Gjoni, 23 vjec dhe Galitano Gjoni 27 vjec.
Zyrtaret bejne te ditur se grupi vepronte ne disa qytete ne veri te Nju Xhersit, si ne Bruklin, Nju Jork, por mesohet se kishte lidhje dhe me grupe kriminale ne Shqiperi, Maqedoni, Kosove, Serbi, Kanada si dhe ne disa shtete te tjera te SHBA-se.
Gjate operacionit, FBI sekuestroi me shume se 500 mije dollare, si dhe dy aeroplanet e vegjel, qe dyshohet se perdoreshin per te transportuar drogen dhe lendet e tjera te kontrabandes. Nje aeroplan u sekuestrua ne aeroportin "Linkoln" te Nju Xhersit dhe aeroplani tjeter ne Hartford Breinard te Konektikatit.
Organizata u zbulua fale agjenteve te FBI-se te infiltruar, te cilet kishin arritur te blinim me shume se 30 mije pilula ekstazi dhe 2 kilograme e 500 grame heroine e arme nga te dyshuarit. Sipas FBI-se, ne shkurt piloti Louis Luyten, dhe Paul Robinson, nga Glastonbury ishin regjistruar ne nje kasete filmike teksa arrinin nje marreveshje me agjentet e infiltruar te FBI-se, per te derguar 10 kilograme kokaine nga Florida ne aeroportin e Oqean City.
Shqiptaret
Myfit Dika, 45 vjec
Kujtim Lika, 44 vjec
Gazmir Gjoka, 55 vjec
Ervis Gjoni, 23 vjec
Galitano Gjoni 27 vjec
Shtrirja
Grupi vepronte ne disa qytete ne veri te Nju Xhersit si ne Bruklin, Nju Jork, por mesohet se kishte lidhje dhe me grupe kriminale ne Shqiperi, Maqedoni, Kosove, Serbi, Kanada si dhe ne disa shtete te tjera te SHBA-se.