E Shtunë, 31 Tetor 2026

E denuar per prostitucion, kapet e reja

TIRANE - E denuar per ushtrim prostitucioni, policia ka vene ne pranga nje grua 29 vjece. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te Policise se Tiranes. Keta te fundit thane se, 29-vjecarja me banim ne kryeqytet eshte denuar per ushtrim prostitucioni. "E dyshuar per konsumim te vepres penale te "prostitucionit", eshte bere ndalimi i Rajmonda Veizi (Dani), 29 vjece, lindur ne Durres dhe banuese ne Tirane, e denuar me pare per prostitucion, thane gjate dites se djeshme, burimet zyrtare te policise se kryeqytetit. Sipas policise, ndalimi i saj u krye ne baze te urdhrit te Prokurorise se Tiranes, sepse Gjykata e Tiranes, me vendim te dates 12 shtator 2008, e ka denuar me 2 muaj burg, e akuzuar per vepren penale te "prostitucionit". Uniformat blu thane se, kishin disa muaj qe po e kerkonin, kur e kane kapur duke punuar. Pas ndalimit, 29-vjecarja eshte derguar ne qeli. A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›