Grabiti kazinone ne autostrade, sillet ne pranga nga Greqia
TIRANE - Ekstradohet nga Greqia, Artan Kumaraku, i kerkuar ne vendin tone per grabitjen me arme te nje kazinoje te ndodhur ne Kavaje. Lajmi eshte bere i ditur nga burime zyrtare te Policise se Shtetit. Sipas tyre, ishte Interpol Tirana qe bere te mundur gjetjen e vendndodhjes dhe arrestimin e Artan (Marko) Kumarakut 32 vjec, banues ne Tirane, i denuar me pare per "vjedhje". Ndalimi i tij eshte bere pasi Prokuroria e Kavajes, ne daten 7 tetor 2008, ka leshuar per ekzekutim urdhrin e ndalimit, sepse Gjykata e Kavajes me vendim te po asaj dite, ka caktuar masen e sigurise "burg pa afat", per veprat penale te "vjedhjes me arme" ne bashkepunim dhe te "armembajtjes pa leje". Ky person ishte shpallur ne kerkim ne daten 2 tetor 2008, nga Komisariati i Policise Kavaje. Kazinoja u grabit me arme rreth ores 04:00, ne lagjen nr.2 te Kavaje, ne krah te autostrades, nga persona prej te cileve, vetem Kumaraku ishte identifikuar. Pika e lojerave te fatit eshte ne pronesi te Rubin Licas 28 vjec. Kane qene tre persona qe kane hyre ne ambientet e kazinose dhe nen kercenimin e armeve, i kane marre shumen e 75 mije lekeve, kamerierit te lokalit Erjon Hajdini, 25 vjec te cilit me pas i kane marre dhe celesat e mjetit te tij tip "Mercedez-Benz C klas", me targa TR 9732 F. Makina u gjet me pas e braktisur ne Lushnje. Menjehere policia nisi hetimet ne lidhje me kete grabitje dhe mundi te identifikoje, vetem njerin nga te dyshuarit si grabites i maskuar. Ai eshte Artan (Marko) Kumaraku, lindur dhe banues ne Uren Vajgurore. A. Cena