Muzika klasike, mungon apo nuk dëshirohet
Autori i Lajmit: red.
Edhe pse në vendin tonë ka një numër të konsiderueshëm këngëtarësh lirikë, në tregun muzikor pothuajse mungon kjo muzikë. Mund të gjesh çfarë muzike të duash, të vjedhur apo edhe të krijuar, por muzika elitare thuajse është zhdukur. Ndoshta niveli i blerësve është i ulët dhe nuk e preferon muzikën klasike ose shqiptarët janë më të dhënë pas “ahengut”. Nëse do që të gjesh një CD me muzikë klasike, duhet të kërkosh shumë dhe të jesh me fat, nëse do të ketë ngelur ndonjë e tillë në raftet e pluhurosura të vidoetekave. Mungesa e muzikës klasike në tregun shqiptar ka bërë që shumë këngëtarë lirikë të shprehen se akoma nuk janë krijuar kushtet, që një këngëtar të prodhojë një CD të tillë, pasi edhe janë mundësitë ekonomike që e kushtëzojnë këtë gjë, por dhe shtëpitë diskografike nuk i marrin në konsideratë këngëtarë të tillë. Gjatë një vëzhgimi të kryer në videotekat më të mëdha të kryeqytetit, është evidentuar se disqet e kësaj lloj muzike pothuajse nuk gjenden. Në mënyrë kategorike mungojnë disqet e muzikës klasike shqiptare. Asnjë prej shfaqjeve apo koncerteve të ndryshme që i përkasin kësaj lloj muzike, nuk shitet në treg. Nga shitësit e dyqaneve mësohet se edhe publiku nuk e kërkon këtë lloj muzike. Ndërkohë që këngëtarët lirikë kanë mendime të ndryshme për këtë fenomen që vihet re në tregun shqiptar.
Disa pranojnë se kostoja e lartë financiare, por dhe mungesa e strukturave shtetërore që t u krijojë mundësi artistëve të muzikës lirike, janë disa nga faktorët që ndikojnë në mungesën e CD me muzikë klasike në tregun shqiptar. Këngëtari lirik mund të ketë 15 opera, ku një pjesë e madhe e tyre i përket brezit të vjetër, ndaj edhe nuk janë shumë të njohura nga publiku, pasi vetë koha atëherë ka qenë e tillë, nuk kishte regjistrime të tilla aq më tepër mundësi shitjeje. Ndërkohë që një pjesë e mirë e këngëtarëve lirikë kanë dalë në tregun muzikor me këngë të lehta, pasi, siç pranojnë vetë ata, nuk kanë asnjë përfitim nëse nxjerrin për shitje një CD me muzikë klasike. Shitja e CD-ve të muzikës klasike kërkon një klientelë elitare, por kjo nuk do të thotë që kjo lloj muzike të mos ekzistojë fare në tregun tonë muzikorë.
Ndërkaq në vendin tonë ka disa televizione dhe radio që transmetojnë këngë të rrymave të ndryshme, por forma klasike nuk gjendet fare në përmbajtjen e tyre. Kjo mund të ndodhë vetëm atëherë kur shpallet ditë zie.
Koncertet
Për sa i përket publikut që ndjek muzikën klasike në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, edhe ai ëshë gjithmonë duke rënë. Kjo tregon se mungesa e publikimeve të albumeve apo këngëtarëve lirikë në tregun muzikor të çojë në mosnjohjen e kësaj muzike dhe normalisht braktisjen e saj. Këtë indiferentizëm ndaj këtyre aktiviteteve e kanë pohuar si vetë qytetarët, ashtu edhe artistët, të cilët janë pjesë e këtij institucioni kulturor. Kostoja e lartë e një produksioni të tillë në raport me pagën vjetore që ofron Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit është një prej arsyeve që japin disa prej pjesëtarëve të këtij institucioni. Këta të fundit shtojnë edhe shijen e publikut, e prirur për rryma të tjera muzikore, bashkë me hezitimin e shtëpive diskografike për të ftuar tenorë apo solistë të ndryshëm për një produksion të caktuar në fushën klasike. Kjo nuk arrihet nga ana ekonomike, pasi kushton shumë, por edhe shtëpitë diskografike nuk na janë ofruar për të bërë CD të tilla muzikore. Që të arrish të bësh një CD të tillë, duhet një mobilizim shumë i madh, por me tregun muzikor që ekziston sot tek ne, nuk ia vlen një gjë e tillë. Në tregun shqiptar, edhe pse adhuruesit e muzikës klasike janë të paktë, janë përmbledhjet instrumentale ato që kërkohen më shumë nga njerëzit, në krahasim me një përmbledhje të caktuar të një artisti klasik.
Historiku
Muzika klasike shqiptare nisi hapat e para të saj drejt profesionalizmit gjatë dekadës së dytë të shek. XX. Iniciatori kryesor i saj ishte prifti françeskan Martin Gjoka (1890 – 1940). Ai ishte i pari që kompozoi muzikë klasike në Shqipëri në zhanre të ndryshme. Duke ndjekur traditën e kompozitorëve si Bah dhe Hendel, Gjoka kompozoi muzikë polifonike dhe korale, si dhe la të papërfunduar një simfoni. Për shkak të mungesës së institucioneve muzikore apo një sistemi profesional për muzikën klasike, veprat e tij mbetën të izoluara. Ato u luajtën vetëm nga instrumentistë amatorë dhe u dëgjuan në rrethe të ngushta shoqërore. Megjithatë, falë punës së Gjokës dhe muzikantëve të tjerë të asaj kohe, Shkodra u bë qendra më e rëndësishme e jetës muzikore në Shqipëri, gjatë periudhës midis dy luftërave botërore e sidomos pas Luftës së Dytë. Aty u formua orkestra e parë dhe grupet korale. Këto veprimtari më vonë u përhapën dhe në qytete të tjera, si Korça. Si rrjedhim, Shkodra u bë qendra e edukimit të disa prej përfaqësuesve më të shquar të gjeneratës së parë të kompozitorëve për periudhën e dytë të 1900-s.
Ky lajm është publikuar: 12/08/2008