E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata: Jo ekspertizë tjetër për Tufën

06/10/2011  Prokuroria kërkoi ekspert anglez për të akuzuarin si vrasës së Mirit të Xhikes

AND- ja, hallka që “mbërthen” dhe “çliron” Lavdërim Tufën

TIRANE- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e përfaqësuesve të Prokurorisë për një ekspertizë të dytë ADN-je ndaj të pandehurit Lavdërim Tufa. Në seancën e djeshme Prokuroria e argumentoi kërkesën për ekspertizën e dytë me faktin se mjekët shqiptarë nuk janë shumë të specializuar në nxjerrjen e konkluzioneve të një ADN-je dhe se për pasojë ata kërkon ekspertizë në Angli. Mirëpo pas kësaj kërkese, gjykata ka vendosur të rrëzojë pretendimet e akuzës, duke pohuar se tashmë një ekspertizë ishte kryer dhe se për të kishte rënë dakord dhe Prokuroria. Në seancën e mëparshme gjenetistët shqiptarë, duke ju referuar ADN-së së kryer në Itali, ku thuhet se ADN-ja e Tufës ka përputhshmëri 90 për qind me këtë ngjarje, thanë se në Evropë, për të akuzuar një person përputhshmëria duhet të jetë në kufirin 99, 97 për qind. Ndërsa FBI për të ngritur një akuzë e ka kufirin e ADN-së 99.99 për qind. ADN-ja është e vetmja provë që ka Prokuroria për të ngritur akuzën ndaj Tufës, i cili është edhe i vetmi i akuzuar, ndonëse dëshmitarët kanë pohuar se kanë qenë tre vrasës. Gjatë tetë vjetëve nga njëra gjykatë në tjetrën Lavdërim Tufa ka pretenduar gjithmonë pafajësinë, edhe pse ka marrë një herë dënimin me burgim të përjetshëm, dënimi u rikthye nga Gjykata e Lartë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›