Naum Disho sulmon aleancën “Kuq e Zi” dhe Bollanon
06/10/2011 Kreu i OMONIA-s: Denoncojmë ata anketues që nuk regjistruan si grekë 94 familje në Shën Gjergj
KORÇE- Kreu i OMONIA-s në Korçë, Naum Disho, në një deklaratë për shtyp të ditës së mërkurë, ku iu referua ecurisë së procesit të regjistrimit të popullsisë dhe problemeve që janë hasur deri më tani, sulmoi ashpër dhe pa asnjë droje aleancën “Kuq e Zi”, por edhe Bollanon, duke i etiketuar me epitete nga më të ndryshmet.
Sulmi
Anëtarët e aleancës “Kuq e Zi” nuk nguroi t’i konsideronte si “gjysmëfetarë”, por edhe si “gangsterë”, madje për këta të fundit tha se do të denonconte publikisht çdo ndërhyrje që mund të vinte nga gangsterët e aleancës “Kuq e Zi”, dhe se këtë gjë do ta bënte me çdo mënyrë. Ndërsa kundrejt Bollanos kësaj radhe, kreu i OMONIA-s, Naum Disho, edhe pse nuk ia përmendi emrin, e vlerësoi si një “gjoja grek”. Nuk kishte asnjë dyshim që “gjoja greku” ishte Bollanoja, pasi rreth dy javë më parë në një deklaratë të tij, Naum Disho, iu drejtua konkretisht me emër duke thënë se “nuk ishte për ne surprizë kur z. Bollano brenda një nate vendosi të shkatërrojë minoritetin e tij grek të Shqipërisë”, sepse, sipas Dishos: “Ky zotëri (Bollanoja), akoma se ka kuptuar se helenizmi po punon këtu e shumë kohë përpara për këtë moment që ai është i ftuar të japë kontributin e tij në histori”. Gjithsesi, duke e përmendur “gjoja grekun” në shumës, duket se Disho flet edhe për “gjoja grekë” të tjerë. Gjatë deklaratës së tij, Naum Disho kërkoj që gangsterët e aleancës “Kuq e Zi” të mos ndërhyjnë. Mesa u kuptua ky ishte dhe shqetësimi i tij më i madh, sepse, sipas kreut të OMONIA-s, deri më tani kishin qenë me mijëra ata që ishin vetëdeklaruar si grekë dhe për këtë arsye ai dëshironte t’i përgëzonte grekët e Korçës.
Pakënaqësitë për censusin
Me këtë rast ai denoncoi publikisht anketuesit që nuk i kishin regjistruar si grekë 94 familjet e fshatit Shën Gjergj. Këtë “lloj denoncimi” nga ana e tij, Naum Disho nuk e konsideron si ndërhyrje në procesin e regjistrimit, edhe pse çdo qytetar është i lirë të vetëdeklarohet dhe askush nuk e imponon, gjë që u artikulua mjaft qartë edhe nga Drejtoresha e INSATI-t, Ines Nurja, e cila sqaroi se “dy pyetjet e fundit që kanë të bëjnë me grupin etnokulturor dhe me grupin e fesë bëjnë pjesë në përgjigjen e lirë të qytetarëve, që duan ose jo të përgjigjen. Njerëzit janë të lirë të vetëdeklarohen për çfarë ndjejnë vetë ata, kurse anketuesi nuk ka të drejtë të dyshojë te vetëdeklaruesi”. Në deklaratën e tij Naum Disho tha: “Rezultati i regjistrimit në rajonin e Korçës, tashmë është vendosur. Përgëzime për mijëra ju që gjetët guximin të tejkalonit frikën dhe dyshimet që u përpoqën t’u imponojnë gjysmëfetarët e aleancës “Kuq e Zi” dhe disa gjoja grekë”. E dinim që në fillim, vijoi Disho, se regjistrimi i popullsisë nuk do të ishte i nivelit evropian, por në të gjitha rastet organet e regjistrimit tejkaluan më të keqen e tyre. Denoncojmë publikisht anketuesit, të cilët shkruajnë me laps përgjigjet e popullsisë. Denoncojmë ata që nuk pranuan të regjistrojnë 94 familje me origjinë greke në fshatin Shën Gjergj. Gjithashtu denoncojmë ata anketues që përgjigjen vetë te pyetja e etnisë, pa pyetur përgjegjësin regjistrues. Deklarojmë gjithashtu publikisht se do të tregojmë me çdo mënyrë ndërhyrjet në regjistrimin e gangsterëve të aleancës ‘Kuq e Zi’”. I kujtojmë, tha ai, se të dhënat që deklarojnë janë të dhëna tërësisht personale”, përfundoi Naum Disho.