E Diel, 1 Nëntor 2026

Droutsas-Topallit: E ardhmja e Shqipërisë, në familjen europiane

Ministri plotësues i Jashtëm i Greqisë Dimitris Droutsas ka deklaruar se e ardhmja e afërt e Shqipërisë dhe e rajonit është në familjen europiane. Në një takim me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, Droutsas ka theksuar se politika e jashtme e Greqisë ka objektiva të qarta në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perendimor për përshpejtim të proceseve integruese.
Ai shprehu kënaqësinë dhe përgëzimet e qeverisë greke për vendimin e ministrave të jashtëm të BE-së për pranimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE, e po ashtu për liberalizimin e vizave që pritet të realizohet në vitin e ardhshëm.
Nga ana e saj Kryetarja e Kuvendit falënderoi zotin Droutsas për gjithë mbështejen e Greqisë në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO por edhe gjatë përpjekjeve për integrim europian.
Ajo e cilësoi liberalizimin e vizave si një nga çështjet më të rëndësishme për shqiptarët të cilët, pas izolimit të gjatë, tashmë janë ndarë me familjarët e tyre emigrantë pasi nuk mund të lëvizin dot të lirë në vendet e Bashkimit Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›