E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Hapni kutitë, ndryshe përdorim forcën

Pas protesave në disa rrethe të vendit Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar nga sheshi përpara kryeministrisë edhe njëherë hapjen e kutive të votimit. Në fjalën e tij në protestën e opozitës Rama ka theksuar se nëse nuk do të hapen kutitë opozita do të kërkojë largimin me forcë të kësaj qeverie me zgjedhje të parakohshme.
"Miqtë tanë ndërkombëtarë kërkojnë që ne të jemi në parlament, porn e nuk mund të jemi në Kuvend sepse nuk duam që t'i hapim rrugë abuzimeve në të ardhmen theksoi Rama duke shtuar se kutitë e mbyllura janë simboli i protestës së opozitës dhe jo motivi i vetëm i bojkotit.
"Ne nuk kemi çfarë të bëjmë me një parlament të ngritur mbi kutitë e mbyllura"theksoi Rama duke shtuar se jo vetëm nuk do të hyjnë në Kuvend por edhe do të përshkallëzojmë protestat.
Rama gjithashtu ka theksuar se zgjedhjet e manipuluara po zvarrisin për ditë e më shumë rrugën e shqiptarëve drejt integrimit.
"Sot më shumë se kurrë duhet të tregojmë se e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Sot më shumë duam të provojmë që liria e votës dhe e drejta për numërimin e ndershëm të saj janë një liri që nuk blihet dhe nuk shitet" theksoi Rama
"Berisha po e drejton Shqipërinë në rrugën e interesave të familjes ë tij theksoi Rama duke shtuar se çdo ditë e më shumë po tregohet prova e kapjes së shtetit nga korrupsioni.
Ai gjithashtu theksoi se kjo nuk është një luftë për pushtet por një betejë për drejtësi që nuk i merr dot pushteti i radhës. Sipas Ramës protesta për hapjen e kutive nuk është një lëvizje anti europiane por është një lëvizje për një Shqipëri europiane.
Integrimin nuk e pengon bojkoti ynë por arsyet të cilat na shtyjnë drejt kësaj rruge theksoi Rama duke shtuar se Berisha është përgjegjësi kryesor për vonesën e integrimit të Shqipërisë.
Partia Socialiste ka vendosur që protesta për hapjen e kutive të votimit të zgjasë tre ditë ndërkohë që organizatorët e kësaj proteste kanë vendosur që deputetët, por edhe qytetarët që do t'i përgjigjen thirrjes së tyre në mbrojtje të kauzës së votës së lirë, do të qëndrojnë me çadra dhe do të ndërrohen me turne.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›