E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droutzas injoron Miloshoskin

Nga Express më 28 shkurt 2011 në ora 13:00

Shefi i diplomacisë greke, Dimitris Droutzas ka refuzuar të takohet me homologun e tij maqedonas, Antonio Miloshoski.

Dy ministrat janë pjesëmarrës në Konferencën e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të OKB-së, që filloi sot në Gjenevë. Kabineti i ministrit Miloshoski kishte kërkuar një takim të tillë, që më pas është refuzuar nga pala greke.

Në këtë takim, pala e Shkupit do të kërkojë që në kuadër të këtij organi të OKB-së të ketë një anëtarë të saj për periudhën 2013-2016, ndërsa sipas burimeve diplomatike, pala greke do të kundërshtojë kërkesën e tillë.

Autoritetet greke druajnë se me pjesëmarrjen e përfaqësuesit nga Maqedonia në këtë trup të OKB-së, do të mund të nxitet çështja e pakicës maqedonase në Greqi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›