Filluan manovrat Kore-SHBA

Nga Express më 28 shkurt 2011 në ora 13:57
Forcat e Koresë së Jugut dhe ato të Shteteve të Bashkuara i kanë filluar ushtrimet e tyre ushtarake vjetore, përkundër kërcënimeve nga ana e Koresë së Veriut.
Ushtritë e Koresë Jugore dhe të Shteteve të Bashkuara, thonë se në manovrat, që filluan sot, do të ushtrohet përgjigjja ndaj çfarëdo emergjence në Gadishullin e Koresë.
Një ditë më parë, me anë të një kumtese, Koreja e Veriut vlerësoi se ushtrimi është komplot “i rrezikshëm”, që ka për qëllim përmbysjen e qeverisë në Phenian.
Më tutje, në kumtesë u theksua se nëse provokohet, Koreja e Veriut do ta fillojë një luftë “gjithëpërfshirëse”, me kundërsulme kundër aleatëve.