E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundërshtarët e Gaddafit pushtojnë Savian

Nga Express më 28 shkurt 2011 në ora 13:17

Një javë e gjysmë që prej fillimit të kryengritjes popullore në Libi, kundërshtarët e pushtetmbajtësit Muammar Gaddafi kanë vënë nën kontrollin e tyre edhe qytetin e rëndësishëm Savia.

Kjo bëhet e ditur nga gazetarët, të cilët kanë mundur të vizitojnë qytetin rreth 60 kilometra në perëndim të Tripolit. Gaddafi kontrollon tani vetëm kryeqytetin Tripoli dhe qytetin e tij të lindjes Sirte, njofton kanali televiziv arab Al Jazeeraa.

Në një intervistë për një televizion serb, Gaddafi bëri përgjegjëse për kryengritjen rrjetin terrorist Al Kaida. 68-vjeçari deklaroi sërish se nuk do të largohet nga Libia.

Opozita libiane duket se nuk është e bashkuar lidhur me rrugën që duhet ndjekur.

Në Bengasi, në lindje të vendit, është formuar një këshill i përkohshëm kombëtar si konkurrencë ndaj qeverisë kalimtare të ish-ministrit të Drejtësisë, Mustafa Abdel Xhalil.

Në ndërkohë, sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, u takua në Gjenevë me aleatët kryesorë evropianë, në përpjekje të koordinimit të përgjigjes ndërkombëtare ndaj krizës në Libi.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së tashmë ka imponuar sanksione në udhëtim dhe në pasuri kundër Gaddafit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›