E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drukas: Interesi ynë, të respektohen të drejtat në Kosovë


"Respektimi i parimit të fqinjësisë së mirë është kusht shumë i rëndësishëm", në proçesin e integrimit në Bashkimin Evropian, deklaroi ministri i Jashtëm i Greqisë pas takimit me homologun e tij serb.

Drukas dhe Jeremiç janë takuar në Athinë dhe kanë biseduar kryesisht për të ardhmen evropiane të Serbisë dhe rajonit, njoftojnë burimet zyrtare të të dyja vendeve.

Jeremiç e ka falenderuar Greqinë "për mbështetjen e dhënë në prespektivën evropiane, në luftën për të ruajtur integritetin e sovranitetin mbi Kosovën si dhe në bashkëpunimin ekonomik".

Pwr sa i përket Kosovës shefi i diplomacisë greke ka nënvizuar se për Athinën "më e rëndësishmja është respektimi i të drejtave të njeriut atje".

Jeremiç ka shprehur besimin për një numër rekord të turistëve serbë në Greqi gjatë kësaj vere.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›