Ban shpreson për zgjidhje me Iranin
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, tha se shpreson që ujdia e arritur mes Brazilit e Turqisë me Iranin, për shkëmbimin e karburantit bërthamor, do të çojë në fundin e mosmarrëveshjeve të Perëndimit me Iranin.
Teherani do t’i dorëzojë zyrtarisht një letër shpjeguese Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore lidhur me paktin, sipas të cilit Irani do t’i japë uranium të pasuruar Turqisë në shkëmbim të karburantit bërthamor.
Pavarësisht marrëveshjes, pesë vendet anëtare të përhershme të KS-së kanë rënë dakord për tekstin e një propozim-rezolute, që parasheh sanksione të reja ndaj Iranit.