Shtohen tendosjet mes dy Koreve
Tendosjet po shtohen mes dy Koreve, pasi Seuli akuzoi rivalin komunist për fundosjen e një anije luftarake jug-koreane.
Presidenti jug-korean Lee Myung-Bak, e cilësoi incidentin si një provokim ushtarak.
Lee tha se sulmi vdekjeprurës kundër anijes Cheonan ishte dhunim i Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe armëpushimit të vitit 1953, që i dha fund Luftës së Koresë.
Por ai shtoi se qeveria do të jetë e matur në trajtimin e çështjes.
Një ekip ndërkombëtar hetuesish publikuan një raport, që arrin në përfundimin se një silur i lëshuar nga një nëndetëse veri-koreane shkaktoi fundosjen e Cheonanit më 26 mars, duke vrarë 46 marinarë.
Koreja e Veriut i kundërshtoi këto përfundime si të fabrikuara dhe farsë.
Komisioni Kombëtar i Mbrojtjes në Phenian u zotua të përgjigjet ndaj çdo provokimi të mundshëm me luftë.