E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedi ajrore në Indi

Tetë persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e aeroplanit të rrëzuar në qytetin perëndimor të Indisë, Mangalore.

Nga rrëzimi i aeroplanit të Air India kanë vdekur 158 persona.

Aeroplani u përplas në autostradë, në afërsi të aeroportit të Mangalores, për shkak të motit të keq. Aeroplani Boeing 737-800 po fluturonte nga Dubai.

Piloti i aeroplanit, sipas medieve vendore, ishte një qytetar serb.

“Aeroplani u dridh nga vibracionet dhe u nda në dy pjesë”, deklaroi një udhëtar i mbijetuar, i identifikuar si Pradeep.

Ai theksoi se fillimisht u duk se aeroplani do të aterronte pa ndonjë problem, por shtoi se telashet filluan rreth 15 sekonda më vonë.

Aeroplani fillimisht ishte kapluar nga një zjarr i vogël, por më pas u dëgjua një shpërthim i fuqishëm, deklaroi Pradeep, i cili ka pësuar lëndime në duar dhe këmbë.

Në aeroplanë kanë qenë 160 udhëtarë, të gjithë shtetas të Indisë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, deklaroi zyrtari i agjencisë Air India, Anup Srivavsta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›