E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia gati të përmbushë kushtet e BE-së?

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu konfirmoi në Stamboll se Turqia është e gatshme të hapë portet e saj për anijet e grekëve të Qipros, siç ishte kërkuar nga Bashkimi Evropian, në këmbim të heqjes së embargos së vendosur kundër entitetit turk në Qipro.

Pyetjes së një parlamentari të Qipros greke, se “Nëse nuk doni kufij, atëherë pse nuk i hapni portet për qipriotët? Ne jemi dhe anëtarë të Bashkimit Evropian”, Davutoglu iu përgjigj:

“Në një kohë kur qipriotët turq nuk mund të udhëtojnë për në asnjë vend, kur për ta nuk është asnjë port i hapur, kur nuk marrin pjesë në asnjë organizim kulturor ose sportiv, kur nuk janë të ulur rreth kësaj tryeze të përbashkët...ju mendoni se është e lehtë ta zhvendosim temën e bisedimeve vetëm tek hapja e porteve për qipriotët grekë?

"Ne jemi të gatshëm të hapim të gjitha portet turke për qipriotët grekë. Në këmbim ne dëshirojmë vetëm një gjë që ka të bëjë me hapjen e porteve qipriote turke të Girnes (Kirenia), e Magosa (Famaguste) dhe aeroportit të Ercanit në Nikozinë e Veriut'', deklaroi Davutoglu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›