E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovimi 'Përtej Endrrës'


Një dritare për të parë "Përtej Endrrës" mbërrin nga poeti Fatmir Gjestila.
Lirikat si një mesditë poetike janë interpretuar dhe vlerësuar nga shkrimtarë dhe studiues të njohur në mjediset e Friends Book House.
Prania e shkrimtarit Ylljet Aliçka, Sazan Goliku, poetëve Valdete Antoni e Fatmir Alimani si dhe studiuesit Behar Gjoka e pasuroi dialogun mbi librin "Përtej Endrrës".

Peisazhi i vendlindjes së natyrës së Matit është vlerësuar si një prekje fisnike me kohën që shkon. Fatmir Gjestila njihet si drejtuesi prej 5 vjetësh i revistës për fëmijë "Cicërimat" dhe si krijues i 12 librave me poezi, fabula, monografi dhe tregime.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›