Drukas: Në Kosovë të respektohen të drejtat e njeriut
ATHINE-Ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Serbisë, Dimitris Drukas dhe Vuk Jeremiç janë takuar në Athinë dhe kanë biseduar kryesisht për të ardhmen evropiane të Serbisë dhe rajonit”, njoftojnë burimet zyrtare të të dyja vendeve.
“Respektimi i parimit të fqinjësisë së mirë është kusht shumë i rëndësishëm, në procesin integrimit në Bashkimin Evropian”, deklaroi Ministri i Jashtëm i Greqisë pas takimit me homologun e tij serb.
Jeremiç e ka falenderuar Greqinë “për mbështetjen e dhënë në prespektivën evropiane, në luftën për të ruajtur integritetin e sovranitetin mbi Kosovën si dhe në bashkëpunimin ekonomik”.
Sa i përket Kosovës shefi i diplomacisë greke ka nënvizuar se për Athinën “më e rëndësishmja është respektimi i të drejtave të njeriut atje”.
Nga ana e tij, Jeremiç ka shprehur besimin për një numër rekord të turistëve serbë në Greqi gjatë kësaj vere. Greqia po përballet me krizë në fushën e turizmit, si rezultat i trazirave pas protestave te shumta të nisura prej më shumë se një viti.
(d.b/Euroaepelire/BalkanWeb)