Durrës, nisi sot gara e rrallë e makinave të vjetra
DURRËS-Kush ka një automjet të vjetrër e të mirëmbajtur mund të garojë. Le të bëhet pjesë e garës së nisur sot në qytetin e Durrësit. Të prodhuara nga viti 1905 deri në vitin 1981, këto llok automjetesh kanë sfiuar dhe modelet e më të reja e më moderne.
Sheshi “Iliria” në qytetin bregdetar ka qënë pikënisja paraditen e kësaj të Shtune. 45 automjete, pjësëmarrëse nga disa shtete fqinje kanë nisur kështu udhëtimin e këndëshëm nëpër Shqipëri, udhëtim që pritet të shpallë dhe triumfuesit. Nga Durresi garuesit do mbërrijne në Berat nga ku do nisen e po këtë pasdite për në Vlorë. Pas vizites në këtë qytet ato do nisen drejt Sarandës ku më parë do ndalojnë në Himarë.
Pritet që rruga e bregdetit të jugut do jete nje pistë mahnitese për këtë garë. Gjatë ndalesave pjesmarrësit do kenë mundësi të vizitojnë qytete shqiptare dhe tu japin mundësi të apasionuarve pas makinave të shohin nga afer këto makina historike që prej dhjetra vitesh prekin asfaltin e rrugeve të ndryshme në bote.
Gara do të zgjasë deri më 23 maj, kushti i vetëm për pjesëmarrje është viti i prodhimit jo më i vonshëm se 1982.
(d.b/News24/BalkanWeb)