E Shtunë, 31 Tetor 2026

Druvari Edi Rama jep leksion për prerjen e pemëve

25-06-2012 / Gazeta 55

Imazhi i pushtetarit që ka shkatërruar kurorën e gjelbër të kryeqytetit, duke e lënë për 11 vjet, Parkun e Liqenit pa status ligjor, foli dje për interesat e klientelës së vet, duke mos u shqetësuar për interesin publik të qytetarëve, i cili konsiston në zgjerimin e Rrugës së Elbasanit

Bashkia e Tiranës reagoi dje pas akuzave të kryesocialistit, Edi Rama se prerja e drurëve në parkun e Tiranës po bëhet për interesa klienteliste. Në një deklaratë për shtyp, Bashkia e Tiranës ka theksuar se Rama zgjodhi sërish ditën e diel, për të vënë konfliktin politik mbi interesat e qytetarëve të Tiranës.
Bashkia e Tiranës sqaron se zgjerimi i Rrugës së Elbasanit do të lehtësojë ndjeshëm trafikun, do të ulë koston e lëvizshmërisë, do të ndikojë në reduktimin e ndotjes, do të përmirësojë cilësinë e jetës se banorëve të Tiranës, do të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë të qytetit dhe hapjen e vendeve të reja të punës. “Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen e thellë që Edi Rama zgjodhi sërish këtë të diel për të vënë konfliktin politik mbi interesat e qytetarëve të Tiranës.
Rruga e Elbasanit është një arterie e rëndësishme kombëtare si porta kryesore hyrëse dhe dalëse për linden dhe juglindjen e vendit dhe një prej rrugëve urbane të Tiranës, që prej kohësh ndjen nevojën e zgjerimit për të akomoduar nevojat e komunitetit dhe banorëve të komunave fqinjë. Zgjerimi i Rrugës së Elbasanit do të lehtësojë ndjeshëm trafikun, do të ulë koston e lëvizshmërisë, do të ndikojë në reduktimin e ndotjes,  do të përmirësojë cilësinë e jetës se banorëve të Tiranës, do të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë të qytetit dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, thuhet në reagimin zyrtar të Bashkisë së Tiranës.
Projekti i zgjerimit me 6 korsi i rrugës së Elbasanit parashikon mbjelljen e 480 pemëve dekorative, ndërsa për zmadhimin e territorit të gjelbëruar të Parkut, Bashkia e Tiranës do të mbjellë deri në fund të vitit 3 mijë pemë të tjera. Bashkia e Tiranës i kujton opinionit publik, se për 11 vjet drejtimi nga Edi Rama, Parkut të Liqenit iu mohua statusi ligjor, duke favorizuar ndërhyrjet e paligjshme. “Edi Rama si ish-kryetari i Bashkisë, i kujtohet me siguri se parkut për 11 vjet nuk ju dha statusi ligjor për ta mbrojtur atë nga ndërhyrjet e shumta që ndodhen, me dhe pa leje, gjatë asaj periudhe. Sot Bashkia po investon për rehabilitimin dhe zmadhimin e territorit të gjelbëruar të Parkut dhe ka gati projektin për t’i dhënë atij statusin ligjor mbrojtës të munguar deri më tani. Ndërkohë vetëm këto 9 muaj në Park janë mbjellë 500 pemë të reja dhe do të mbillen edhe 3 mijë të tjera brenda vitit. Duke përmirësuar rrugët e qytetit tonë dhe duke shtuar hapësirat e blerta, Bashkia e Tiranës por merr përgjegjësitë e saj për të sotmen dhe të ardhmen e Tiranës. I bëjmë thirrje Ramës se nëse e gjen të pamundshme përballjen me përgjegjësitë e tij si-ish kryetar, të ngrihet në nivelin e përgjegjshmërisë qytetare dhe të vendosë interesat e qytetarëve të Tiranës dhe mbarë shqiptarëve, mbi logjikën e ngushtë të konfliktit politik”, thuhet më tej në reagimin e Bashkisë së Tiranës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›