Van der Sar, gati të rikthehet në fushë
Mançester Junajtid
Eduin van der Sar është gati të rikthehet në fushë, pas tërheqjes pa afat nga futbolli i luajtur. Portieri i Mançester Junajtid pritet të luajë të shtunën, në takimin kundër Bërnlit. 39-vjeçari holandez nuk aktivizohet që prej nëntorit 2009, pasi i qëndroi pranë bashkëshortes, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë dhe rrezikonte seriozisht jetën. Por, tashmë që Ana-Mari është në gjendje më të mirë, Van der Sar ka rifilluar stërvitjen me skuadrën e Sër Aleks Ferguson dhe është i gatshëm të luajë. “është e jashtëzakonshme që Eduin u kthye në stërvitje, shpjegoi trajneri skocez për ‘BBC Sport’. Prezenca e portierit në fushë varet vetëm nga gjendja e tij psikologjike”.
#