E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja" me maska, dyshime per sajese

Kurbin- Grabitja e shoferit te firmes se sallamit "Sebi" dyshohet te jete nje sajese nga vete denoncuesi. Drejtoria e Policise se Lezhes, beri dje te ditur se ne kallezimin e bere nga Bledar Laca, nuk eshte dhene informacion i hollesishem per personat qe kane kryer grabitjen e 200 mije lekeve, nese ishin me maska apo te armatosur, ndersa deshmia e marre ka qene kontradiktore. "Theniet e kallezuesit gjate marrjes ne pyetje disa here nga ana e grupit hetimor, kane qene kontradiktore, cka le te dyshohet per vertetesine e ndodhise se ngjarjes", tha zedhenesja Elona Nika. Nderkohe qe edhe pronari i firmes se sallamit eshte marre ne pyetje nga grupi hetimor, duke deshmuar se malli qe ka pasur me vete ne furgon, edhe sikur te ishte shitur i gjithe, arrinte ne vleren e rreth 50 mije lekeve te reja. "Shifra e cila pretendohet te jete vjedhur, eshte sa xhiroja e punes dy javore ne dyqanin e tij dhe jo e nje dite te vetme, qe cilesohet ne kallezim", shpjegoi Nika. Ajo deklaroi se po hetohet per cilesimin juridik te vepres penale, me qellim qe te zbulohet nese behet fjale per nje ngjarje te vertete, apo nje kallezim te rreme nga shoferi.

A. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›