Godo: SIDA, kujdes nga emigrantet
Shqiperia eshte ende nje prej vendeve me riskun me te larte te infektimit te popullates me virusin HIV/AIDS. Konstatimi eshte bere ne Konferencen e katert Ballkanike, me teme "Zvogelimi dhe Parandalimi i Prekjes nga SIDA" te zhvilluar ne qytetin e Durresit. Ministrja e Shendetesise, Anila Godo u shpreh se burimet kryesore te semundjes mbeten emigracioni dhe mungesa e informacionit te popullates, mbi perhapjen e saj. Sipas statistikave, tendenca ne rritje e vitit 2008 vihet re edhe ne 3 muajt e pare te vitit 2009 ku shenohen 10 raste te personave te infektuar me HIV/AIDS. "Shqiperia eshte nje nder vendet me numrin me te larte te levizjes se popullsise, qe perben edhe shkak per perhapjen e semundje", eshte shprehur ministrja e Shendetesise, Anila Godo. Sipas saj, pjese e strategjise kombetare te parandalimit te kesaj semundje eshte ndergjegjesimin i shoqerise per t'u testuar dhe informuar mbi semundjen. "Ligji i miratuar ne parlament per parandalimin e HIV/AIDS dhe strategjia kombetare jane nje perpjekje per t'i thene ndal kesaj pandemie boterore", theksoi Godo. Nje rendesi e vecante i eshte kushtuar ngritjes se klinikave keshilluese, ne te gjitha qarqet si dhe fuqizimit te klinikes ambulatore prane QSUT-se, ne te cilen trajtohen personat qe jane te infektuar me virusin HIV/AIDS.