Gjimnazistja e mitur, gjendet ne krahet e te dashurit
BERAT- Gjimnazistja e mitur nga Durresi, gjendet ne krahet e te dashurit beratas, kurse familja e kishte denoncuar humbjen e saj prej dy ditesh. Burime zyrtare te policise se qytetit te gurte, deklaruan dje se gjeten ne nje prej lokaleve 16-vjecaren Xheorxhina C., e cila ishte larguar pa asnje adrese nga shtepia dhe pa njoftuar prinderit. Menjehere vajza, se bashku me 24-vjecarin emigrant ne Greqi, Dritan K., eshte shoqeruar ne komisariat, ku dhe eshte marre ne pyetje. Gjate deshmise se dhene gjimnazistja ka pranuar se eshte larguar me deshire me te riun, me te cilin ka pretenduar se do te fejohet dhe ka nje lidhje serioze. Shoqet e saj njoftuan familjen dhe me pas u be depozitimi ne komisariat. I riu nga Berati, kishte qene per disa dite ne Durres tek te afermit e tij dhe aty ishte njohur me te mituren. Tre dite me pare ai ishte takuar me te ne lokal dhe me pas vendosen te udhetonin drejt Beratit, ku dhe u gjeten nga uniformat blu. Pas marrjes ne pyetje, cifti ka deklaruar se do te fejohen dhe jane lene per hetim ne gjendje te lire.
E. H.
E. H.