Dua të mbetem në Romë

Nga Express më 03 shtator 2011 në ora 19:45
Mesfushori i Romës Daniele De Rossi ka mohuar spekulimet se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit me klubin nga kryeqyteti italian.
Reprezentuesi italian tashmë disa muaj ka zhvilluar bisedime me drejtuesit e klubit rreth vazhdimit të qëndrimit të tij në Stadio Olimpico, mirëpo ende nuk është arritur marrëveshja e kërkuar.
Por, ai ka bërë të ditur se nuk planifikon të largohet nga klubi.
“Ata duan të më mbajnë ndërsa unë dua të mbetem. Por, duhet të bisedojmë ende” tha De Rossi për të përditshmen sportive italiane Corriere dello Sport.