E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashuri-urrejtje me Mancinin

Nga Express më 03 shtator 2011 në ora 21:15

Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez ka thënë se ka raport “dashuri-urrejtje’ me menaxherin Roberto Mancinin.

27 vjeçari ka thënë se do të mbetet në klub pasi gruaja e tij iu bashkua në Manchester. “Ne kishim përplasje me Mancinin në çdo gjuhë. Kemi raport dashuri-urrejtje”, tha Tevez për mediet angleze.

Reprezentuesi argjentinas ka qenë në qendër të spekulimeve gjatë afatit kalimtar të verës, pasi kishte paraqitur kërkesë për largim nga klubi dhe ishte ofruar si shkëmbim me mesfushorin e Interit, Wesley Sneijder, gjë që nuk u realizua. Në fund, ai mbeti në Etihad Stadium pas mbylljes së afatit kalimtar të verës të mërkurën.

Pavarësisht raportit të luhatshëm me Mancinin, Tevez e lavdëron trajnerin italian. “Ai është fantastik, dëshiron të fitojë njësoj si unë. Ai më ka thënë të vij në Buenos Aires dhe të kënaqem për pushime. Më la jashtë nga ndeshjet e para sepse i kam thënë se kam nevojë për pushim për të hyrë në formë. Jam i lumtur në City dhe nuk do të lëviz prej këtu”, përfundoi Tevez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›