E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rooney i uritur për gola

Nga Express më 03 shtator 2011 në ora 20:26

Wayne Rooney paralajmëroi se është i uritur për më tepër gola pasi përfundoi pritjen njëvjeçare për shënim me Anglinë.

Ylli i Manchester Unitedit e ka filluar furishëm sezonin e ri duke realizuar het-trik kundër Arsenalit dhe shtoi dy të tjerë në fitoren e Anglisë ndaj Bullgarisë 3-0 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2012.

“Jam duke u kënaqur me lojën time dhe kam një uri të madhe brenda vetes. Dua të dëshmohem sërish dhe dua të vazhdoj të shënoj gola” tha Rooney për mediet angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›