E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Dua titullin kampion me Dinamon”

 Emiliano Vila, i huazuar nga Dinamo e Zagrebit te Dinamo e Tiranës deri në fund të këtij sezoni, duket i kënaqur për aventurën e tij të re. I mbetur thuajse në stol, me një formë që më tepër vinte në rënie se sa në ngritje, Vila tashmë ka ardhur të gjejë vetveten te Dinamo e Tiranës. Të paktën, edhe duke qenë pjesëtar i kombëtares, këtë kalim ia ka miratuar dhe trajneri i kombëtares, Josip Kuzhe. I pëlqen ambjenti, por ka pranuar se nuk ka ardhur në Shqipëri për të zëvëndësuar Elis Bakajn, të cilin e ka mik të ngushtë. Madje Vila ia uron që edhe Bakaj ta ketë një aktivizim jashtë vendit, por edhe duke bërë shumë role, të cilat Dinamo do t’i provojë në të gjitha ndeshjet në vazhdim. “Kam filluar të ambjentohem me skuadrën e re, ndonëse një shumicë të lojtarëve dhe i njoh, sepse me ta kam qenë në kombëtare. Jam i kënaqur që kam bërë këtë zgjedhje, jo vetëm unë si individ, por dhe klubi ku isha. Sepse kam nevojë të luaj. Më ka pëlqyer ideja e kthimit në Shqipëri te Dinamo e Tiranës. Dhe jam i kënaqur për këtë gjë. Jam lojtar me shumë role, të cilat do të jenë në të mirë të Dinamos. Dëshira ime është që të fitoj titullin me Dinamon, duke që nga ndeshja derbi me Tiranën”, ka pohuar lojtari më i ri i bluve të kryeqytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›