Duajeni njeri-tjetrin

Para se tju them lamtumire e ne moshen time cdo takim eshte nje lamtumire dua tju them shkurt se si sipas meje njerezit duhet ta organizojne ekzistencen e tyre kur kjo shfaqet per ta e varfer dhe e pakenaqshme sic eshte sot per shumicen e te behet sic duhet te jete si Zoti e deshiron e te gjithe ne e deshirojme pra te mire e te kenaqshme.
Gjithcka varet nga se si gjithsecili e koncepton ekzistencen e tij. Ne qofte se dikush mendon e gjithe jeta eshte ne trupin tim pra ne trupin e Ivanit Pietros Marias e qellimi i jetes konsiston ne sigurimin e sa me shume kenaqesive e argetimeve pra te Ivanit Pietros Marias atehere jeta do te jete gjithmone per gjithe keta e palumtur dhe e hidhur.
Do te jete e palumtur dhe e hidhur pasi gjithcka qe ata duan per vete e duan te gjithe te tjeret po per vete. Ne qofte se dikush deshiron cdo te mire materiale per vete e ne sasine sa me te madhe te mundur e meqenese keto te mira jane te limituara nuk do jene kurre te mjaftueshme per te gjithe. Prandaj kur njerezit jetojne duke menduar cdokush per vete nuk bejne dot pa ja marre keto te mira dikujt tjeter duke luftuar per te qene armiq midis tyre. Per kete jeta u behet e palumtur. Jeta na eshte dhene per te qene per ne nje e mire e ne kete presim nga ajo. Pikerisht pse eshte keshtu duhet te kuptojme se jeta e vertete nuk eshte ne trup nuk ka te beje me kenaqesite e trupit e as te beje ate cka trupi i kerkon por ne berjen e asaj cka kerkon shpirti i vetem qe jeton tek te gjithe ne.
Ky shpirt kerkon vetem te miren e tij pra te miren e shpirtit e qe eshte i njejte tek te gjithe pra deshiron te miren e te gjithe njerezve. Te deshirosh te miren e te tjereve do te thote ti duash. E asgje nuk na ndalon te dashurojme e sa me shume te duam me shume jeta behet e lire dhe e lumtur.
Si rrjedhim njerezit per ate qe bejne nuk jane kurre ne gjendje te kenaqin deshirat e tyre materiale pasi cka i sherben trupit jo gjithmone eshte e mundur te sigurohet e per ti siguruar duhet te luftosh kunder te tjereve ne te kundert shpirti qe ka nevoje vetem per dashuri mund te kenaqet lehtesisht per te dashuruar nuk duhet te luftojme kunder askujt perkundrazi sa me shume dashurojme aq me shume shkojme dakord me njeri tjetrin.
Asgje nuk mund ta pengoje dashurine e sa me shume dikush dashuron aq me shume eshte i gezuar e i lumtur e jo vetem ben te lumtur e te gezuar dhe te tjeret. Ja te dashur vellezer kjo ishte ajo cka doja tju thosha para se ta le kete toke.
Ne ditet e sotme degjohet te thuhet nga cdo ane se jeta jone eshte e hidhur e pa lumtur e pa organizuar mire duhet te transformojme strukturat sociale e jeta jone do te behet e lumtur. Mos i besoni aspak kesaj te dashur vellezer
Mos besoni se kjo apo ajo strukture sociale do permiresoj jeten tuaj. Nderkaq te gjithe ata persona qe po impenjohen per te organizuar shoqerine nuk shkojne dakord mes tyre. Disa propozojne nje projekt si me te mirin te tjere afirmojne se ai eshte me i keqi e se projekti i tyre adoptohet me mire persona te tjere e hedhin poshte kete e propozojne nje projekt te trete si me te mirin.
Por dhe sikur te pranojme se gjendet organizimi social ideal si mund te bejme te pranohet nga te gjithe si mund te realizohet kur njerezit jane plot me vese
Per te pasur nje jete me te mire duhet te behen individet me te mire.
1907 shkruar tre vjet para vdekjes