Pasqyre e vjeter shkodrane

Proze/ Nga libri me tregime Pasqyra e narcisit te Ernest Koliqit botojme tregimin Pasqyre e vjeter shkodrane ku shihet rebelimi ironia e brendshme per nje kulture sociale
Kthye ne Shkoder mbas shume vitesh largese nje dite qesh i grishun per dreke ke do te aferm te mi. Si mbaroi sofra me vune me pushue ne zheg ne nje ode te gjane qe i hapte dritoret me hekura kah kopshti mbas shtepie. Gjithkund ngjeti mbrende e jashte dielli mizor i kulmit te veres derdhte drite verbuese e vape zharritese. Por ne ate ode shynte aspak vapa e pak fort drita. Ishte fresk. Jo vetem fresk por gadi si te ftofte. Keshtu nemose mu duk mue. Si nje kujtim ditesh te gjata shiu te shiut dimnor te Shkodres rrinte pezull aty mbrende e me dha nje te dridhun te papritun jo aq ne trup sa ne shpirt. Kete pershtypje te cuditshme dimnore ne pike te veres tue hy ne ate ode sta epte gjysmeterri saj dritoret te ulta e te thella ne mur se linin driten e madhe te jashtme te depertoje me plotni te lire por vjetersia e orendive ngjyrat e zbeta qe aty vinin tue u venitun e sidomos akulli i nje pasqyre te stermadhe rrethue me nje suaze te trashe prarimet e se ciles ishin nxi e cue lesker.
Ato orendi ato ngjyra te morituna e ate pasqyre une i njifja. Kalama shpesh here luejta e fjeta ne mes tyne.
Sa me lane vetem para dyshekut te shtruem mu perkujtuen netet e femijnise kur buja ke ata te aferm te mi.
Nje sherbetore me conte me fjete mbas darke tue mbajte me njanen dore kandilin vojguri e rue shtrengue me tjetren doren time te vogel e cila dridhej si te tane trupi nga friga e bubazhelave qe struken nder skaje te errta te shtepive per me iu kercnue trathmend kalamajve. Drita e kandilit e levizun ne ecje kercente me hov mbi orendi te mbytuna ne terr te cilat si te grishuna nga nje urdhen i vrikshem paraqiteshin nje cas ne tube te rrezeve e zhdukeshin prap tue u fshi prej shikimit tim te trembun. Por i vendosun kandili mbi komoh drita e qete qe leshonte rrotull ma fashiste tuten e une fleja menjihere tue e lane pergjysme perrallen e sherbetores.
Nje nate drita e kandilit shkoi e shkrepi ne pasqyre te madhe ndermjet dy dritareve.
Si neper nje dere befas te celun verejta nje levizje te frigueshme hijesh ne ate ode tjeter qe dukej pertej pasqyres. Kelthita. Sherbetores gadi sa si shpetoi kandili doret.
- Ca ke more shenjalle...
- Shifi aty mbrende...
- Karabush aty ska kurrgja kujtova se cka pate
- Coje kandilin... Due me pa aty mbrende... Ajo me tha me nji za te preme
- Sban. Nuk duhet me u shikue naten ne pasqyre. Asht keq.
- Keq Pse keq
- Pse njashtu
Edhe me pase dashte ajo sigurisht nuk do te dinte me dhane zhvillim ma te gjate. Si njerezit e popullit bestytnit i ndiqte me bindim pa kerkue psehin e tyne. Mue ajo fjale e saj me mbet e ngulun nder tru keshtu qe deri vone i dreshta pasqyrat naten.
Ky kujtim me mbante ne kambe midis asaj ode te vjeter e me bante me harrue pushimin e zhegut ndonese gjithe-shkafja aty ku ndodhesha ndiellte gjumin. Flinin orendit e repuna e te plasarituna flinin pelhurnat te daluna boje flinin pa kurrnje uzdaje zgjimi. Bashke me trishtimin qe japin gjithmone sendet e bukura te vjetrueme ne shikim tim u perzie malli i holle grumbullue mbrenda meje nga nje mergim i gjate jashta Shkodre.
Shortia e jetes madheshtore shkodrane tashma ne perendim me kapi e me robnoi.
Ajo shtepi ajo ode ato orendi te gjitha ato sende te heshtuna dikur kishin qene plot jete.
Perkujtova ne ate zheg vetmitar ditet e sosuna kur emni i qytetit tone permendej neper tregje te largta ne Lindje e ne Perendim e kuajt qe niseshin me mall Shkodre per Rumeli dredheshin ngarkue me pare e barket e Ulqinakeve qe lundronin mbushe me prodhime te vendit na sillnin ne kthim cohna te cmueshme per reshperesha gryka te mermerta pusi per oborret e dyerve te para pasqyra te medha Venedikut per odat tona. E aty ne trapazan tash flinin mbulue me pluhun vjetersie sinia e tepsia legena e jebrike remi qe dikur dore neper dore vezulluen nder darsma e gostina tue percjelle me tingull te tyne kumbor ne te shtruem e ne te cuem te sofrave jonet e qemaneve e te sazeve edhe takllimen e dajreve. Flinin minderet me shtroje te zverdhueme tue andrrue ndoshta mengjeset kur shtepia vlonte me fare-fis miq dashamire e zotnijt me brandaveke te mundafshte e carape te bardhe e kepuce lustrafini me llastika kthye mbas sa muejve prej tregtimeve pertej deti pritnin krenare e te ngrehun nder jeleke me sumbulla ari cele mbi kemishe te forte ku spikaste kravata e zeze shoket qe ngarendeshin me u urue mirardhjen. Halia me ngjyra te tretuna ku une kisha kambet perkujtonte pashmanget e kuqe me te qindisuna ari ato pashmange nusesh e zojash qe e shkelen ambelsisht kur lajlet e saja shendritshin te reja.
Nje bote e lume zgjatej ne ate gjysmaterr nje jete sot gadi e harrueme nisi me levize ne ate ode e kerkoi ngjyrat e veta te dikurshme driten e shkimun te agimeve. Kerkoi nje za qe ta ringjallte. Zanin tim.
E papritmas pasqyra ndriti. U pershkue ne drite te saj si nje vetime zgjuese. Ajo perfshini ne gjinin e vet ate bote e ate jete te harrueme e mi qiti perpara rrethue me avuj
mallengjimi e bukurie. Me kishte rrembye kryekeput shortia amullore e jetes shkodrane. Deshirova per vete nje lumni te pergjumeshme ne ate shtepi te vjeter ne ate ode te madhe e te erret tue ndjeke besnikisht zakone perenduese tue u qarkue ne nje rreth kujtimesh te qeta e perkundese. Deshirova nje lumni anakronistike qe te ma shuente hovin e gjakut rinor ne ritmin e kadalshem te vet.
Iu avita pasqyres. Fytyrimi im u shkep prej fiindit te saj edhe eci kah une tue u zmadhue ne breshnor te akulluem. Por spata kohe me shikue veten. Ma terhoq verejtjen dishka tjeter.
Pasqyra se kishte ma ate drite te qarte qe pati ne kohen e femijnise sime. Ca avuj te zbardhuket ia mjegullonin fundet e mistershme ku pash tue ardhun e tue u shkrue perhere ma qartas disa fytyra trimash e grashe. U solla me shpejti por askush nuk gjindej ne ode vec meje.
Pasqyra po hapte gjinin e vet ma te mshefun e po shpaloste para meje shka pasqyroi ne kalesen e saj.
Kallezohet nder perralla se naten prej kenetes sargjante ndricue nga rrezet e zbeta te hanes dalin nje nga nje jashta valeve te qeta Zanat e ujit me tisa te shtjelluem per me endun valle mbi brigje te heshtuna. Krejt njashtu prej fundeve te asaj pasqyre te vjeter dolen edhe mu rreshtuen perpara aty ne breshnor te muget pa qite za prej goje zotnij e zoja te kohes qe u fik. Fytyra ime i ngjiste fytyrave te tyne.
Heshtja ne ode ishte e lehte si maze qumeshti qe nje krisem e papritun mund te baje me u plase.
Une theva ate heshtje te mrekullueshme me nje gaz shpotar qe i shkundi e i trembi ato hije te paresh.
- Jeni struke aty ne fund te pasqyres per me rrejte Deken. Keni ndeje me vite e vite tue me prite. E smbrami kujtuet se erdhi dita juej. Jo poeti se humbe jeten e vet per me ringjalle tuejen. Gezimet e idhenimet qe ju tronditen qene teper te ngushta. Une kam deshire ma te gjana e ma te nalta. Lumnia qe ju shijuet motit me duket e pakrype. Ne kete breshnor te marrun drite une due me kundrue fytyren time te re jo fytyrat e jueja te vjetra.
Nje zoje e hijeshme me pergjegji tue buzeqeshe mallengjyeshem
-Po fytyra jote asht jona. Na jemi pertri ne ty. Kete ngushullim fale jeta e brishte njerezore drita e gjakut sa fiket ne prindin ndezet ne djalin e me te fisnikia e deshireve. Ti je djali yne e ne ty vlon gjaku qe bani me lulezue prendverat tona. Mos na bje mohit. Ringjalle tue perlavdue motin ne te cilin na gezuem e vuejtem. Mate jeten tande ne ritmin e zakoneve qe prej nesh trashigove. Ti je krejt yni. Na te kemi gjinikue. Gojdhana jone duhet te vazhdoje ne ty e ne poezine tande.
- E kam kendue dikur paqin e ploget te diteve tueja andjet e pergjumshme mbrenda avullijave qe ndajne prej botes. Sot ndrrova. Deshireve ju u vute per caqe murin e shtepise edhe lumin e qytetit. Une dashunoj lirine qe then cdo cak te padrejte e con pertej mureve e pertej lumejve ne vllaznim me te panjoftunin e udhes qe flet gjuhen time. Lumnia qe ju kerkuet pat nje ritem te ngathet e qe rrethue me nje bukuri teper vetmitare. Une due ndiesit e forta e te hapta qe nxisin me ia hy veprimeve te guximshme dashunoj levizjet pertrise sruhit pastruese luftat plot rrezik qe nxjerrin nga fati me perdhuni agime ma te lume per te gjithe adhuroj qiellat e lira shqipet fiuturuese dhe theroret e pertrime maje maleve qe kane Zanat per priftnesha.
Ata ulen kryet e nje nga nje u larguen kah fundet e mjegullueme te pasqyres edhe humben ne mbretnine e hijeve.
Bukuria e zbehte e jetes shkodrane te dikurshme mbet e robnueme ne avujt e nje pasqyre te vjeter ku une sdeshta me u pasqyrue.