Duam 20 milione leke ndryshe te vrame femijet
Paguaj 20 milione leke te vjetra ne te kundert do te vrasim gocat dhe djalin. Nje biznesmen nga fshati Rinia ne Durres ka marre nje mesazh kercenues. Nga stresi i eshte drejtuar policise per zbardhjen e ketij episodi. Nga hetimet ka rezultuar se autoret e gjobevenes ndaj shtetasit S.I. ishin Kamber Oruci dhe Shkelzen Istrefi te cilet jane arrestuar gjate momentit qe po merrnin parate e kerkuara te cilat ne fakt ishin letra. Ngjarja ka ndodhur disa muaj me pare dhe hetimet jane ndjekur nga Prokuroria e Krimeve te Renda e cila brenda nje kohe te shkurter ka vene para pergjegjesise ligjore Orucin dhe Istrefin duke i akuzuar per gjobevenes.
GjobaTe dy te pandehurit jetojne ne te njejtin fshat me shtetasin S.I. Gjate nje bisede te zhvilluar me njeri-tjetrin ata kane mesuar se S.I. kishte te ardhura te medha ekonomike pasi merrej me aktivitet tregtar ne fushen e farmacise bujqesore. Nga veprimet hetimore eshte provuar se shtetasi S.I. eshte banor ne Komunen Katund i Ri ne Durres. Ai ushtron aktivitet tregtar te ligjshem dhe te licencuar dhe nxjerr te ardhura te kenaqshme per familjen. Me date 27 gusht 2010 S.I. ka dale nga shtepia dhe eshte nisur drejt autovetures. Sapo eshte afruar prane mjetit te tij ka konstatuar se ne pjesen e siperme te tavanit te makines lart deres se shoferit ishte ngjitur me izolant ngjites nje flete fletore me katrore ne te cilen kishte nje tekst te shkruar me rezerve ngjyre blu. I frikesuar S.I. ka marre letren dhe eshte futur ne banese ku ka lexuar dhe tekstin e shkruar ne leter. Ne leter shkruhej me shkronja shtypi Duhet te paguash 20 milione leke te vjetra ne te kundert do te vrasim gocat dhe djalin. Sipas prokurorise gjate marrjes ne pyetje i demtuari tha se ne daten 26 gusht 2010 ne telefonin celular te djalit te tij kane telefonuar 4 here me numer te fshehur persona te cilet nuk i jane pergjigjur ne asnje moment thirrjeve te bera. Pasi ka lexuar dhe rilexuar disa here letren S.I. ia ka dhene kete leter ta lexonte dhe djalit te tij. I stresuar nga permbajtja ai ka vendosur ti drejtohet policise se Durresit ku ka bere kallezim.
HetimetPas kallezimit te kryer policia dhe prokuroria kane kryer hetime te karakterit stimulues permes pergjimit filmimit dhe fotografimit me qellim evidentimin dhe zbulimin e autoreve te kesaj ngjarjeje. Pas autorizimit eshte bere e mundur qe shtetasi S.I te paraqitet ne vendin ku e kishin orientuar autoret dhe aty ka lene nje cante brenda se ciles ishin futur disa topa letre me prerje te permasave sa kartemonedha 5000 lekeshe. Menjehere pasi ka lene canten material plastmasi te mbushur me topa letre ne vendin ku ishte orientuar kallezuesi eshte larguar nga vendi i orientimit me kembe. Sapo eshte larguar prane vendit ku eshte lene qesja eshte afruar shtetasi Kamber Oruci i cili ne momentin kur po merrte qesen e lene nga S.I. eshte arrestuar ne flagrance nga sherbimet e policise gjyqesore. Ne flagrance eshte arrestuar dhe bashkepunetori Shkelzen Istrefi i cili eshte arrestuar disa metra larg vendit te ngjarjes. Pas arrestimit te dy personat jane pyetur ne cilesine e personit rreth te cilit zhvillohen hetime dhe kane pranuar autoresine e tyre ne kete ngjarje duke deshmuar se kane qene kushtet ekonomike qe i kane detyruar te kryenin nje krim kaq te rende. Njekohesisht ata kane deshmuar dhe motivet dhe rrethanat qe i kane detyruar te kryenin nje veper kaq te rende kriminale ndaj bashkefshatarit te tyre. Prokuroria thote se i pandehuri Shkelzen Istrefi kishte njohje me te demtuarin S.I. Hetimet e kryera kane provuar se i demtuari S.I. nuk ka pasur konflikt me ndonje person e se nje akt i tille kriminal ne adresen e tij eshte kryer per motive gjobevenie pasi ky person eshte i njohur si tregtar ne Rrethin e Durresit. Ne dosje thuhet se provohet plotesisht fakti se personat te cilet kane kercenuar shtetasin S.I. jane dy autoret e arrestuar e konkretisht Kamber Oruci dhe Shkelzen Istrefi. Te pandehurit kane kryer ne bashkepunim vepren penale te Shtrengimit me ane te kanosjes ose dhunes per dhenie pasurie dhe tashme do te perballen me togat e zeza pasi ceshtja ka shkuar ne gjykate.