Projekti per RENEA-n shteti bashkon te fortet ne Yzberisht
Bashkimi i reparteve elitare ne nje vend te vetem do te behet realitet. E perfolur prej vitesh ne Yzberisht do te ndertohet nje qender e madhe ku do te mblidhen te gjitha forcat speciale te kryesuara nga reparti RENEA. Kjo eshte planifikuar edhe ne buxhetin e vitit te ardhshem ku do te fillojne punimet. Sipas te dhenave nga buxheti per Policine e Shtetit i cili aktualisht ka kaluar ne komisione te Kuvendit te Shqiperise pasi mori vendimin e qeverise ndertimi per kete qender arrin ne nje vlere prej 950 milione lekesh te reja.
Per vitin 2011 ne buxhetin e policise eshte planifikuar vetem studimi i projektit dhe punimet fillestare. Keshtu per studimin e projektit per repartin RENEA i cili ka nje vlere prej afro 5 milione lekesh jane parashikuar te jepen rreth 2 milione leke. Nderkaq per ndertimin e repartit i cili arrin nje vlere prej 950 milione lekesh eshte perllogaritur qe nga buxheti i shtetit per vitin 2011 te jepen 28 milione leke. Reparti RENEA reparti i Helikoptereve njesia e Antieksplozivit dhe ajo e Negocimit mendohet te dislokohen ne kete qender te projektuar nga specialistet e policise ne Yzberisht duke i dhene fund odisese per vendqendrimet e tyre.
Prej vitesh eshte folur qe keto reparte te rendesishme te kene nje qender bashkekohore por vitin qe vjen duket se ajo do te filloje te behet realitet per ata qe quhen elite e policise. Rreth kater vite me pare reparti special RENEA u detyrua qe te liroje vendin ku ishte dislokuar prej vitesh pasi filloi ndertimi i Pallatit te Drejtesise ku u vendosen Gjykata dhe Prokuroria per Krimet e Renda. Specialet u derguan ne nje tjeter qender e cila paraqiste shume probleme per ta. Gjithashtu edhe Reparti i Helikoptereve ka nje vendqendrim jo te pershtatshem per shkak te problemeve qe sjell te banoret.
Ne keto kushte duke perfshire edhe dy reparte te tjera eshte menduar qe te organizohet nje tjeter qender. Keshtu zgjidhja eshte gjetur ne repartin e Yzberishtit. Aty eshte planifikuar te ndertohet kjo qender ne nje hapesire prej 17 hektaresh ku perfshihen qe nga zyrat e komandes qendra e trajnimeve dhe shume objekte te tjera duke mos lene menjane edhe poligonet e qitjes. Nga te dhenat e projektit vihet ne dukje se pjesa dermuese e kesaj qendre do te jete ne dispozicion te repartit RENEA. Komanda e ketij reparti mendohet te instalohet tek ish-ndertesa qe eshte perdorur per muze e cila aktualisht ka nevoje per rikonstruksion.
Rindertimi i ketij objekti del si domosdoshmeri sepse ambientet ekzistuese jane tejet te amortizuara dhe te pamjaftueshme ne hapesire. Gjithashtu ne projekt eshte perllogaritur gjithcka qe nga zyrat per njesite taktike-operacionale fjetoret ku ndodhet aktualisht hoteleria e deri te kuzhina dhe magazinat per veshmbathje apo depot e armatimit. Ne projekt nuk jane harruar ambientet e hapura qe sipas specialisteve do te perdoren si fushe futbolli minifutbolli e per sporte te tjera. Projekti parashikon edhe pishine te hapur dhe te mbyllur terren per kalim pengesash si dhe shtepi prej gome e cila perdoret per stervitjen e forcave speciale. Reparti RENEA ka pasur gjithnje probleme me vendqendrimin per shkak edhe te nevojave te vecanta per vete aktivitetin qe ushtron. Ky repart vuan edhe nga mungesa e ambientit ne dispozicion si dhe amortizimit dhe hapesirave te munguara.